• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhisiela dhe mosndëshkimi i opozitës së papërgjegjshme

by Flogert Muça
01/10/2018 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Historia e Xhisiela Malokut nga Nikla e Fushë-Krujës ka marrë vëmendjen kryesore në media prej një jave. Opinioni publik është bashkuar me dhimbjen e saj, institucionet gjithashtu. Sot jemi në kushtet që kemi dhunuesin e pretenduar nga Maloku prapa hekurave. Çështja është nën hetim dhe policia edhe pse viktima nuk e ka kërkuar, e ka vënë nën mbrojtje. Historia e saj siç mund të jetë edhe grave e vajzave të tjera në Shqipëri e botë, meriton patjetër një debat publik, për të dënuar këtë fenomen të tmerrshëm shoqëror dhe sensibilizuar mbarë shoqërinë që dhunën të mos e shohin si mjet për të zgjidhur debatet apo sherret.

Por, përtej historisë  cila ka marrë të gjithë vëmendjen e merituar, ajo që ka dalë në pah si asnjëherë më parë është pashpirtësia politike në shfrytëzimin e rasteve të tilla. Po t’i hedhësh një sy kronologjisë së trajtimit të çështjes nga opozita vë re se kjo e fundit nuk e kishte fare në llogarinë e saj viktimën Xhisiela Maloku. Ajo që opozita kishte si kryefjalë ishte ndërhyrja sipas saj e Taulant Ballës, që agresori të mos arrestohej. Edhe pse  për këtë pretendim nuk kishte asnjë provë veç dëshmisë së një ish-oficeri që kishte braktisur detyrën për të marrë azil politik, opozita sërish nuk shqitej nga sulmet politike, duke përdorur dhimbjen e një vajze për kapital politik. Njëlloj si me rastin e Babales, Partia Demokratike inskenoi një lojë komunikimi duke tentuar të ngrejë ciklon në një gotë uji.

Pasi Taulant Balla i paditi skenaristët e lojës politike duke dhënë njëherësh edhe faktet se në datë 21 korrik ai nuk ishte në Fushë-Krujë por në Pogradec, opozita e mbylli sulmin ndaj tij duke u hedhur në një tjetër degë. Sapo kuptoi se loja me ish-oficerin dhe dëshminë e tij absurde dhe kontradiktore mbaroi dhe u dekonspirua, kaloi në krahun tjetër, atë të vajtimit për viktimën.

Pyetjet që lindin janë:

Si mund ta besojë qytetari  një opozitë që hedh  akuza aq të rënda dhe kur ato dekonsirohen si të pavërteta, kalon në një akuzë tjetër duke mos mbajtur minimumin e përgjegjësisë për të parën?

Po për sulmet ndaj Taulant Ballës (apo kushdo qoftë ai/ajo që sulmohet me pa të drejtë) a mban përgjegjësi Partia Demokratike?

Ky është problemi i madh i Partisë Demokratike dhe opozitës në Tiranë, e cila jo vetëm që nuk ka takat të ngrejë një kauzë reale, por edhe kur akuzon flet aq përçart sa i kthehet gjithçka mbrapsht duke u bërë më të pabesueshme nga ç’ishte në rastin Babale.

Një opozitë e cila vë politikën përpara njerëzve dhe më pas nuk mban përgjegjësi për asgjë që nxjerr nga goja është një opozitë fallco e cila jo vetëm që nuk besohet nga qytetarët, por i bën një dëm të madh edhe atyre që përdor për politikën e ditës.

Në fund të gjithë historisë kemi dy elementë që duhen diskutuar. E para padiskutim që është elementi social i nxjerrë si konkluzion.  Shqipëria si shoqëri dhe si shtet duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur gratë nga dhuna. Ndërsa elementi i dytë është politik, ku opozita si aktore e vetme e një telefilmi që inskenoi, në fund tregoi se rëndësinë kryesore e ka politika dhe jo njerëzit dhe se në finale ajo nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë e bën.

/Lexo.al

Next Post
‘Milionerët’ dhe ‘të varfrit’, 4% e shqiptarëve me paga mbi 120 mijë lekë, 30% me pagë minimale

Dëmi 820 mln lekë/ Paditet banka për mashtrim, nën akuzë tre punonjëse, emrat

Comments 1

  1. Flo flo says:
    7 years ago

    Mos u bej kaq patetik. Njerez si ty, te qajne kur kane partine qe militojne ne pushtet, e te vrasin kur jeni ne opozite.
    Kjo pjesa qe policia e ka ndaluar dhe po hetohet, a thua se jemi nai shtet nordik, te ben te mbash barkun me dore.
    Meqe ra fjala, e mban mend ate lalin, shokun tend, kur vuri kujen per gruan e Elvis Roshit? Besoj atehere, ke thene “Ku eshte shteti”?!

    Reply

Leave a Reply to Flo flo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In