• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Xhiroja e fundit pas shkolle e adoleshentit shqiptar që u dogj për së gjalli në Greqi

by Java News
12/04/2022 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mënyrë tragjikë ndërroi jetë adoleshenti shqiptar në Kefalonia të Greqisë, ditën e djeshme, ku u dogj për së gjalli brenda makinës në të cilën po udhëtonte bashkë me 3 shokët e tij me origjinë greke dhe shqiptare.

Për arsye ende të paditura, shoferi i mjetit humbi kontrollin, e për pasojë makina u përmbys dhe u përfshi nga flakët.

Për fat të keq 17-vjeçari shqiptar, Fabio nuk arrit të dalë në kohë nga makina, e si rrjedhojë u dogj për së gjalli, ndërsa 3 të tjerët shpëtuan.

Ngjarja e rëndë ndodhi në drekë, pasi Fabio dhe shokët e tij mbaruan mësim nga gjimnazi profesional.

Pas shkollës katër shokët  hipën në makinë për të shkuar drejt aeroportit të ishullit.

Rrugës dhe konkretisht në zonën e Lassi-t në drejtim të Platys Gialos, shoferi 18-vjeçar, i cili sipas policisë rrugore ishte i pajisur me leje drejtimi, humbi kontrollin e makinës dhe  për arsye të panjohura, ka rënë mbi trotuar dhe  me mjetin qe është përmbysur.

Fatkeqësisht për ta, kur makina është përmbysur, ka marrë flakë menjëherë me katër të rinjtë që po përpiqeshin të dilnin, ndërsa njëri prej tyre, 17-vjeçari Fabio, nuk ia doli.

Sipas drejtuesit të makinës së Asistencës Rrugore që  mori mjetin e të rinjve për ta transportuar për hetim në policinë rrugore, makina ishte djegur plotësisht.

“Nuk kishte mbetur asgjë nga plastika e makinës, madje edhe gomat ishin djegur”, tha i shokuar shoferi i makinës së Asistencës Rrugore.

Familja e Fabios është e shkatërruar pasi ai nuk mund të besojnë se një shëtitje e thjeshtë ishte e fundit për djalin e tyre 17-vjeçar.

Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidenti.

g.kosovari

Next Post
Reali i ofron PSG-së Isco e Rodríguez për të transferuar Mbappe

Kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”/ Zbulohen detajet e marrëveshjes Real-Mbappe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In