Një video e postuar nga Al Jazeera tregon sesi xhihadistët e ISIS stërvisin fëmijët për të qëlluar me armë. Pamjet tregojnë sesi terroristi me kapuc të zi në kokë mëson fëmijën që të qëllojë me pistoletë. Në video duket, fatkeqësisht, se fëmijët janë të interesuar për të mësuar sesi përdoren armët.Më tej mësimi zhvendoset në një klasë ku një tjetër terrorist me bombë në dorë u mëson fëmijëve se si përdoret.