• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhevat Limani do të sjellë të gjallë Remzi Hoxhën

by Frrok Çupi
21/12/2022 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Dikush do të tronditet prej këtij lajmi…

E përfytyroni dot se si do të bien mitet e krimeve, mitet e zyrave të larta, mitet e njerëzve të fshehtë dhe mund të dalë mbi ujëra trupi i Remzi Hoxhës. Sapo të shfaqej Remziu, edhe sikur i mbytur në baltën e tokës ose në ujërat e detit. Në prurjen e aktorit dhe regjisorit të shquar shqiptar e amerikan, Xhevat Limani, nga Tetova,- Remzi Hoxha, ndryshe nga si ka ardhur mes nesh mijëra herë, kësaj here vjen i gjallë, aq i gjallë sa të flasë…, vetëm do të flasë. Dëgjimin nuk e ka më, as gjymtyrët e tjerë nuk i ka- këtë e deklaron edhe artisti i madh.

-Se duhet ta dijë ky popull çfarë ishte ky Remzi Hoxha- thotë regjisori Xhevat Limani, duke e quajtur hero i kombit.- Të dijë kush ishte e çfarë bëri. Se atëherë do të kuptojmë se Remzi Hoxha nuk u vra rastësisht, edhe eshtrat nuk i janë humbur rastësisht… Kur flet Xhevat Limani mbi Remzi Hoxhën, të zhdukur në duart e SHIK-ut që në 21 tetor 1995, e kur thotë se ‘do ta sjellë të gjallë’, të ndrit një shpresë në sy se qenka në këtë botë një fuqi e madhe gati vetë Mrekullia. Mrekullia mund të na sjellë ‘të gjalla’ para syve të kombit kobet e mëdha që kanë shkaktuar këta tanët. E kjo fuqi është arti, filmi, libri, shpirti i vetë kombit. Kjo do të rezultojë një fuqi më e madhe se edhe vetë prokurori, ligji, gjykatësi, ushtari, gjenerali… Po të kishin qenë të zot këto gjymtyrë shteti për të na mbrojtur për së gjallmi tonë nga krimet e tanëve, atëherë gjymtyrët e artit do të kishin më pak punë hetimi e rrëmimi nëpër dhera varresh e ujëra detesh. Por kur gjymtyrët e shtetit nuk i fusin duart në ‘ndotjen e bosit’, atëherë qenka arti ai që do të krijojë modelin e kobëve.

-Unë e di kush e vrau Remzi Hoxhën- thotë Xhevat Limani. Vrasjen e kreu SHIK- u shqiptar, dmth., Shërbimi Informativ Kombëtar me drejtor Bashkim Gazideden, e, për fat edhe më të keq- me president Sali Berishën. Kjo është e vërteta… Regjisori shqiptaro- amerikan, autor i një krijimtarie të gjerë, duket se ka  humbur gjithë besimin se një mekanizëm tjetër, qoftë edhe mekanizmi i hekurt i shtetit, do të mund t’i afrohej trupit të Remzi Hoxhës. “Shteti shqiptar është i mbytur në turp- thotë Limani; jurisprudenca shqiptare ka rënë në provim dhe nuk funksionon. Ndërgjegjja shqiptare duhet të funksionojë… Por nëse një president ka urdhëruar vrasjen e Remzi Hoxhës, kjo është koha e fundit…”. Artisti ka zbuluar edhe arsyet pse e vranë dhe humbën varrin Remzi Hoxhës. Si e zbulon artisti krimin dhe motivin e krimit? E zbulon si hetues, pikërisht si hetues…, por me mjete arti e kulture, me mençuri të pa imponuar. Cilin dëgjoi Xhevat Limani duke biseduar fshehurazi mbi arsyet e Remziut? Një hetues këtu do të bazohej… Cili u kthye në vendin e krimit për ta dëshmuar pa dashje?. Një hetues këtu do të bazohej… Një hetues i makinës shtetërore mund të thotë se nuk bazohet mbi ‘klimën, mbi atmosferën, mbi opinionin’. Ndërsa artisti nuk e mendon këtë, artisti bazohet mbi frymën. Disa hetues e prokurorë të krimit me katër të vrarë në 21 janar 2011, kanë ardhur e shkuar mes përmes ajrit të skenës së vrasjes, e kurrë nuk ‘zbuluan’. Kryeministri i kohës së vrasjes deklaroi menjëherë se ‘i vrau opozita’. Domethënë  kryeministri në fron dëshmoi se ‘e di kush i vrau’. Prokurorët e dëgjuan e shkuan tutje pa thërritur shefin nën hetim: ‘Tani na thuaj kush i vrau, përderisa e di!’. Kryeministri vihet nën hetim ose edhe nën akuzë…

Ndërsa artisti nuk shkon tutje, e nis menjëherë hetimin. “E di se do të më vrasin në Tiranë, por më mirë në dheun tim”, kishte deklaruar Remzi Hoxha. Fryma e heroit është prova për artistin, por kjo nuk provohet për hetuesin. -Pse e vranë Remzi Hoxhën?… E vranë sepse Remzi Hoxha ishte krye atdhetar- thotë.- Për shqiptarët e Kosovës ai ishte ‘njeriu shtet’. Ka ndihmuar e ka mbajtur më këmbë, në kohë të zeza, mijëra familje të shqiptarëve… Mbajti pranë e nën kujdes heronjtë e Kosovës Tahir Pajaziti e Adem Jashari…, që në orën kur i burgosën në Tiranë… Nuk ndodhi rastësisht vrasja e tij…. “Kjo është arsyeja që do t’i dal zot në një film dokumentar!”, thotë regjisori i njohur. Nuk është hera e parë që arti kthehet në dëshmi, edhe në prokuror e gjykatës të kobëve kundër kombit. Nuk ka asnjë çudi. Kjo është ajo mrekullia, edhe po e kapën për fyti Drejtësinë, një ditë nuk vlen.

Next Post
VIDEO / Rama sfidon veten në muzikë, ia merr këngës “Bella Ciao”

VIDEO / Rama sfidon veten në muzikë, ia merr këngës “Bella Ciao”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

August 31, 2026
VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

August 31, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

August 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Shtator 2026

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

August 31, 2026
“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

August 31, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Sikur të isha socialist

August 31, 2026
INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com