• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhelozia, si u vra Laureta nga i shoqi pas zbulimit të tradhtisë me ish-mikun e familjes

by A R
27/09/2022 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Laureta Sulo (Fejzullai) u vra tragjikisht në Vlorë më 25 qershor të vitit 2019 nga ana e bashkëshortit.

Prindër të dy fëmijëve Lavdosh dhe Laureta Sulo prej shumë vitesh ishin në një konflikt me ish-mikun e familjes Luan Sejdiraj.

Konflikt për të cilin komisariati, Prokuroria dhe Gjykata e këtij qyteti ishte vënë në dijeni nga kallëzimet, paditë, procedimet, gjykimet që ata kishin bërë ndaj tij.

Ajo për të cilën vetëm njëherë ishte dënuar Luan Sejdiraj ishte përndjekja ndaj bashkëshortes së Lavdosh Sulos.

49-vjeçari nga Vlora, babai i 3 vajzave është me profesion shofer dhe ka në pronësi një kamion. Madje në ngjarjen në fjalë ai ishte konfliktuar dhe me djalin e të ndjerës.

Në disa prej kallëzimeve, Laureta u tregonte oficerëve të policisë se Luani e kërcënonte se do i vriste fëmijët.

Lavdosh Sulo e kishte vrarë bashkëshorten për arsye xhelozie pasi kishte mësuar se kjo e fundit kishte patur marrëdhënie me Luan Sejdiraj.

Por një javë para krimit makabër, vëllai i Lavdoshit, Arben Sulo i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia kishte tentuar ta vriste Luan Sejdiraj pasi ky i fundit po vijonte përndjekjen ndaj vëllait.

Laureta Sulo kishte pranuar në një prej kallëzimeve se kishte patur marrëdhënie dashurie shumë vite më parë me Luanin, në kohën kur kishte patur mosmarrëveshje me bashkëshortin.

Në momentin që ka rregulluar sërish marrëdhëniet me burrin ka kërkuar që të ndahej me Luanin, por ky i fundit nuk ka pranuar të heqë dore duke e kthyer në një makth jetën për 43-vjeçaren.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Shtator 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com