• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhelozia, helmi dhe melhemi në një kupë dashurie

by Java News
25/01/2022 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani

Xhelozia është një gjendje emocionale komplekse e përkufizuar si kërcënim i perceptuar i humbjes së një marrëdhënieje me një rival imagjinar ose real, i cili manifestohet me komponentë emocionalë, njohës dhe sjellor.

Xhelozia sjell me vete një përzierje emocionesh si ankthi, shqetësimi, trishtimi, zemërimi, urrejtja, keqardhja, turpi, hidhërimi dhe zilia që mund të konsiderohen në një vazhdimësi, nga reagime normale në sjellje patologjike.

Xhelozia e sëmurë merr nuanca patologjike, kur devijon nga xhelozia “normale” kur përvoja emocionale bëhet jonormale: si akuza dhe marrje në pyetje, telefonata të përsëritura, kontrollimi i telefonave, vizita të befasishme, sjellje persekutuese, ndalime të partnerëve për të parë miqtë e tyre e për të dalë vetëm apo të veshin rroba të caktuara, rrëmojnë rrobat dhe sendet personale. ..deri në inspektime të hollësishme për të gjetur prova dërrmuese të tradhtisë së partnerit.

Njerëzit xhelozë patologjik izolohen dhe zhvillojnë një sërë simptomash: ndjenja pafuqishmërie, pasivitet ekstrem, përjetojnë ankth dhe depresion të cilat mund të nxisin abuzimin me alkoolin e substanca të ndryshme.

Diagnoza e xhelozisë patologjike

Xhelozia patologjike ka disa karakteristika që e dallojnë atë nga xhelozia normale. Për të qenë i tillë duhet të jetë i tepruar, ndërhyrës dhe i pajustifikuar.

Dyshimi dhe Paranoja bëhen tipare përcaktuese ku siguria është e paefektshme dhe kontrolli i sjelljes së partnerit bëhet obsesiv.

Në nivelin diagnostik portretizohet si pjesë e psikopatologjisë Obsesiv-Kompulsive ose si një çrregullim Deluzional i tipit xhelozi.

Por mund të jetë gjithashtu një komponent i çrregullimeve të shumta psikopatologjike, si varësia nga substancat ose alkoolizmi, skizofrenia, depresioni, çrregullimet organike (Alzheimer, Parkinson, tumoret e trurit, etj.), ose mund të jetë një efekt anësor i trajtimeve me ilaçe.

Diagnoza diferenciale në të ashtuquajturën xhelozi obsesive, në krahasim me çrregullimin deluzional, personi e di se nuk ka prova të tradhtisë. Pavarësisht kësaj, ai nuk mund të ndalojë mendimet ndërhyrëse dhe sjelljet kontrolluese duke e menduar xhelozinë si të papranueshme, të huaj dhe të turpshme. Ndërkohë që tek çrregullimi deluzional me tema xhelozie personi nuk e në dyshim vërtetësinë e dyshimit. Shpesh ka kujtime të rreme, interpretime të çuditshme të sjelljes së partnerit dhe përpjekje për të nxjerrë një rrëfim.

Xhelozia patologjike (ose obsesive) diagnostikohet (kur komponenti deluziv nuk është i pranishëm) brenda spektrit obsesiv-kompulsiv, duke identifikuar mendimet ndërhyrëse, të përsëritura dhe irracionale për tradhtinë e partnerit si obsesione dhe kontrolle .

Megjithatë, megjithëse fenomenologjia teorikisht mund të jetë e ngjashme me atë të çrregullimit obsesiv-kompulsiv (OCD), është e gabuar të diagnostikohet ky manifestim i simptomave si OCD.

Mendimet ndërhyrëse janë më tepër të ngjashme me të ashtuquajturën Paranojë, pasi në bazë të mendimeve ekziston dyshimi e mendime që e mbajnë personin “funksional” në fusha të ndryshme të jetës, por me një polarizim të fortë të mendimit :Dyshim për pabesi.

Bërthama personologjike, megjithatë, mbetet diskriminuesi diagnostik që duhet marrë fort në konsideratë kur përballemi me një manifestim simptomatik siç është xhelozia obsesive.

Xhelozia obsesive shihet e manifestuar dhe në disa çrregullime të personalitetit, si:

– Çrregullimi i personalitetit kufitar, ku frika e tepruar e braktisjes është dominuese

– Çrregullimi paranojak i personalitetit ku tjetri perceptohet si mashtrues

– Çrregullimi i personalitetit të varur ku frikëra të forta të ndarjes e bëjnë pacientin të përjetojë një gjendje alarmi intensive me mendimin se tjetri mund të largohet

Lidhur me trajtimin e xhelozisë obsesive është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje jo vetëm fenomenologjisë së simptomave, por edhe komponentëve kognitiv dhe substratit personologjik.

Psikoterapia është trajtimi i zgjedhur për zgjidhjen e shkaqeve të xhelozisë obsesive.

Psikoterapia kognitive sjellore ka rezultuar efikase në përmirësimin e vetëkontrollit dhe të menaxhimit në komponentin kognitiv-emocional të xhelozisë, ndërkohë që qasja e Skema Terapi ka dëshmuar efektivitet në eliminimin e modeleve jofunksionale që besohet se janë baza e pasigurisë ndaj partnerit.

*Psikologe klinike

Next Post
Shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës, reagon policia e Durrësit: Ja si ndodhi ngjarja

Biznesmeni 34 vjeçar që vuri tritolin në banesën e Dukës, në një lagje me kreun e FSHF. Një ditë më parë ai denoncoi në Tatime...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In