Xhelozia është ndjesia që shpesh njerëzit nuk e kontrollojnë dot dhe reagojnë në mënyrë impulsive. Bazuar në shenjën e horoskopit ju sjellin reagimet më të zakonshme të personave.
Dashi
Burrat e kësaj shenje shpesh janë xheloz nga natyra, kështu që është e lehtë t’i dallosh kur janë xheloz, pasi sjellja e tyre ndryshon komplet.
Demi
Kur janë xhelozë bëhen më të distancuar me partneren e tyre. Përpiqen ta fshehin këtë ndjenjë me vete, gjë që i bën shumë arrogantë dhe kuriozë kur kanë dyshime.
Binjakët
Kur janë xhelozë, binjakët përfundojnë duke mos u përballuar me partnerin, pasi kanë frikë se mos gabojnë. Preferojnë të reflektojnë rreth asaj që po ndodh, duke u bërë të mendueshëm dhe të heshtur.
Gaforrja
Burrat e kësaj shenje bëhen shumë të komplikuar kur janë xhelozë. Mund të themi që në fillim nuk shqetësohen për situatën, pastaj ndryshojnë ide shpejt.
Luani
Burri i luanit beson verëbërisht se ka të drejtë të jetë xheloz. Kjo lloj ndjenje i detyron të ndryshojnë krejtësisht sjellje, duke ndaluar së dashuruari dhe duke u bërë dramatikë shumë shpesh.
Virgjëresha
E urrejnë xhelozinë. Mund edhe të provojnë të fshihen, por në fund dorëzohen dhe ndryshojnë drastikisht sjelljen. Bëhen më të heshtur dhe më të distancuar, duke shfaqur pakënaqësi për situatën.
Peshorja
Burrat peshore shpesh e përdorin këtë ndjesi për të treguar se janë më të mirë se kushdo tjetër. Gjithashtu bëjnë çdo lloj gjëje që të bëjnë edhe partneren të ndihet xheloze, sepse duan që gjithë bota të dijë sa joshës janë.
Akrepi
Duke qenë njerëz jashtëzakonisht intensivë, burrat e akrepit nxehen dhe përpiqen të zbulojnë nëse ka një motiv që e ushqen këtë ndjesi. Nëse arrijnë në konkluzionin se kanë arsye për të qenë të tillë, partnerja bën mirë të përgatitet, sepse janë arkitektët më të përsosur të hakmarrjes.
Shigjetari
Duke qenë se nuk u pëlqen të lidhen ngushtësisht, shigjetarët gjithashu përpiqen të mos e ushqejnë xhelozinë në jetën e tyre të dashurisë. Por kur ndihen xhelozë, e nisin situatën si lojë, por më pas mund të tërhiqen, duke treguar emocionet e vërteta.
Bricjapi
Kur janë xhelozë, e ushqejnë sa më shumë këtë ndjenjë. Bëhen dyshues dhe mund ta braktisin marrëdhënien, sidomos nëse besojnë se kanë të drejtë.
Ujori
Rrallë e shfaqin xhelozinë. E bëjnë sepse e dinë që xhelozia mund t’i japë fund një marrëdhënie, kështu që përpiqen të arsyetojnë kur janë të padrejtë me partneren e tyre.
Peshqit
Peshqit janë xhelozë dhe kjo ndjenjë mund t’i bëjë të ndihen partnerët më të këqij të botës. Kjo gjë i bën shumë të distancuar, duke i treguar partnerit që janë të nxehur.
a.m.