• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Xhelozi kriminale, dyshonte se i kishte zënë dashnore gruan, vret kushëririn

by Java News
05/06/2018 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para rreth dy vitesh, një person i ve e kishte vrarë kushëririn e tij në St. Gallen. Ai ka dyshuar se viktima ka pasur marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij të ndjerë. Tani, rasti do të dalë para gjykatës.

Ngjarja ka ndodhur më 12 maj 2016 rreth orës 05:00 të mëngjesit. Sipas aktakuzës, 61-vjeçari i pandehur e kishte marrë me vete një pistoletë të karikuar nga vendbanimi i tij në Sirnach. Armën e kishte sjellë në Zvicër ilegalisht në vitin 2012, pas pushimeve verore nga vendlindja e tij në Kosovë. Me veturën e tij ai ka shkuar në St.Gallen, për t`ia zënë pritën kushëririt të tij që po shkonte në punë.

“Sipas bindjes së pakonfirmuar të të akuzuarit, dyshohet se viktima ka pasur marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij që kishte ndërruar jetë në korrik të vitit 2015”, shkruan në aktakuzë prokuroria.

Me një kapelë mbi kokë dhe në dorën e majtë me një ombrellë, ai ka marrë pozitën fillimisht në një oborr në rrugën “Webergasse”, për të vëzhguar banesën e kushëririt, shkruan “Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch.

Në çastin që viktima po dilte nga banesa pa ndonjë dyshim, i pandehuri vrapoi duke iu afruar pas shpine. Ai ia drejtoi pistoletën në gjendje gatishmërie dhe e shkrepi nga një distancë e afërt. Për shkak të bllokimit të armës, plumbi nuk u shkrep.

I pandehuri nuk u dorëzua aq lehtë në synimin e tij. U tërhoq një hap prapa dhe manovroi edhe një herë më armën. Ai e hoqi plumbin që nuk ishte shkrepur dhe për herë të dytë shkrepi armën mbi kushëririn e tij nga afërsia. Kësaj radhe plumbi e qëlloi viktimën në kokë, duke u rrëzuar përtoke pa ndjenja.

Vrasësi i dyshuar vrapon nga vendngjarja dhe e merr një taksi për të vazhduar rrugën për në Gossau. Nga një bankomat të atjeshëm, ai merr 50 franga për ta paguar taksin. Më në fund, me tren vazhdon rrugën për në Wil, ku armën e fshehu në një shkurre. Më 9 qershor të vitit 2016, vrasësi arrestohet. Që nga kjo kohë, ai gjendet në paraburgim.

Më 3 korrik të këtij viti, ai pritet të paraqitet para Gjykatës rajonale të St. Gallenit për akuzat që e rëndojnë. Prokuroria e akuzon për vrasje dhe shkelje të shumëfishtë të Ligjit për armëmbajtje pa leje, njofton më tej Albinfo.ch.

Ajo parasheh një dënim me burg prej 18 vitesh dhe gjobë me kusht prej 90 mëditjeve me nga 30 franga. Shpenzimet e deritanishme gjyqësore sillen rreth 70.000 franga dhe pritet t`i vihen në barrë të dyshuarit.

ma.me

Next Post
Arrestohet falsifikatori i dokumenteve, fieraku ishte dënuar në mungesë

EMRAT/ Ishin dënuar për mashtrim e dhunë në familje, arrestohen dy të kërkuarit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In