Kandidati i mundshëm presidencial për republikanët në zgjedhjet e ardhshme, vëllai dhe djali i dy ish-presidentëve, nuk mendon se Greqia përbën rrezik për Bashkimin Europian. . “Është një pjesë shumë e vogël e BE-së, diçka më shumë se 1% e outputit. Mendoj se duhet të kihet kujdes për disa rreziqe sistemike të daljes, por nisur nga fakti se Greqia është një pjesë kaq e vogël e BE-së, mendoj se është e menaxhueshme”, ka deklaruar Bush për gjermanen “Der Spiegel”.
Është interesante të shihet sesi reagojnë kandidatët presidencialë amerikanë ndaj problemeve të Europës, ku jo rrallë kanë treguar se nuk kanë ekspertizë dhe njohje të thellë të kontinentit të vjetër.