• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Xhaxhai i vrau nënën, flet për herë të parë vajza e Enkeledës: Dha shpirt në duart e mia

by A R
28/01/2020 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka folur për herë të parë vajza e Enkeleda Çapokut, 39-vjeçares e cila u vra barbarisht disa ditë më parë nga kunati i saj në zonën e Paskuqanit në Titanrë

Vajza 18-vjeçare S. Çapoku tregon mes lotësh në emisionin ‘Uniko’ në ‘Klan plus’ momentet e rënda që ka përjetuar kur xhaxhai i tij, Erdeti erdhi dhe i vrau të ëmën.

“Ndihem shumë e tronditur sepse akoma e kam ngjarjen përë syve edhe nuk më hiqet asnjë moment nga mendja. Atë ishim unë, mami dhe gjyshja në shtëpi. Unë ika për të fjetur në dhomë. Ndërsa gjyshja dhe mami po rrinin në kuzhinë dhe po ngroheshin në gaz. Pas meje erdhi gjyshja për të fjetur, dhe pas gjyshes erdhi mami. Unë isha në gjumë dhe nuk kam dëgjuar asgjë çfarë ka ndodhur. Gjyshja kishte dëgjuar kur u hap dera me forcë edhe me dhunë. Pastaj gjyshja e kuptoi se kush ishte, edhe i thirri mamit. ‘Enkeleda, Erdeti hyri në shtëpi’. Unë nuk dëgjova asgjë ngaqë isha në gjumë, por ngaqë më tregoi gjyshja se çfarë ndodhi.

Më pas erdhi drejt dhomës edhe goditi gjyshen në krah me levë. Pastaj gjyshja ra në tokë, ra pa ndjenja. Pastaj erdhi drejt mamit. Mami, si duket duhet të jetë përleshur me atë.

Unë isha në të njëjtën dhomë me mamin, por nuk dëgjova asgjë, nga zhurmat apo nga të bërtiturat. Ai i ra mamit prapa koke me levë, e goditi. Edhe pse e goditi aq rëndë me levë, mami prapë tentoi për t’u ngritur për të më shpëtuar mua. Unë u zgjova pasi dëgjova të bërtiturën e gjyshes dhe pas masakrës që ai monstra bëri me mamin tim. Kur ai i ra mamit prapa koke me levë, mami tentoi që të ngrihej prapë.

Si duket, duhet të jetë ngritur për të ndezur dritën edhe i ra mamit me thikë tek damarët, tek indet kryesore, i preu damarët. I ra dhe në zemër. I kishte rënë 7 herë në zemër mamit. E kishte çarë në fytyrë mamin. Ai kishte ikur kur u zgjova sepse e kishte zënë gjaku. E kishte zënë gjaku, sepse donte që të më godiste dhe mua. Por nuk arriti që ta bënte këtë gjë.

Kur gjyshja u zgjua dhe ndezi dritën, pa mamin të shtrirë përtokë edhe ishte e masakruar, me plagë, edhe kishte derdhur shumë gjak. Dëgjova gjyshen që filloi duke bërtitur ‘më kanë vrarë vajzën, më ndihmoni’.

Edhe unë u zgjova në ato momente, edhe dola në korridor, edhe pashë mamin që ishte e gjakosur. Në ato momente gjyshja iku poshtë në kat të parë për të thirrur dajat edhe për të kërkuar ndihmë ngaqë mami ishte shumë e plagosur. Unë shkova te mami edhe e kapa mamin.

Mami, sado që ishte e plagosur, sado që ishte masakruar në atë lloj mënyre që bëri ai monstra, u tentua që të ngrihej në këmbë. Kur mami më pa që isha gjallë dhe nuk isha e plagosur, në ato momente mami im ra në krahët e mi. Në ato momente erdhi edhe daja im i vogël. Edhe kur më pa mua dhe dajën, aty mami im vdiq. I thashë vetëm ‘mami të lutem përmendu, mami të lutem’. Në ato momente, mami po jepte shpirt në krahët e mi”.

/a.r

Next Post
Ndryshimi befasues / Pse e përdorin shqiptarët internetin, në raport me europianët

Ndryshimi befasues / Pse e përdorin shqiptarët internetin, në raport me europianët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In