Lulzim Basha ka reaguar menjehere lidhur me sulmin ndaj makinës së analistit Fatos Lubonja.
Ai thotë se dhuna ndaj intelektualit është e papranueshme.
“Dënoj me ashpërsi dhunën e drejtuar kundër intelektualit publik Fatos Lubonja.
Kjo dhunë fizike vjen në klimën e dhunës psikologjike, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve të Edi Ramës kundër zërave kritikë dhe medias jashtë kontrollit të tij.
Është detyra jonë të mbrojmë dhe mbështesim zërat e lirë si Fatos Lubonja ndaj ju ftoj të gjithë të solidarizohemi me të dhe çdo media dhe zë kritik”, nënvizon Fatos Lubonja.