Xhamaika ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi. Kështu e ka cilësuar ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, faktin që Xhamaika ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, ky veprimi konfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare.
“Xhamaika tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamaikës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare”, tha Cakaj.