• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhamadani vija-vija/ Mysybet Kosova, kënetë Shqipëria!

by Bledi Mane
22/12/2019 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Mane

1. Ata na sjellin lëng boronice, ne u çojmë mandarinat e Lukovës. Suxhukun e Prizrenit importon Kosova, Shqipëria eksporton trangullin e Divjakës. Getoarin kemi marrë kollovar brenda, Marinën dhe Luanën ua kemi çuar nuse atje. Këtu në Tiranë japin mendje Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala, në Prishtinë sapo eksportuam Adi Krastën…

E pavarësisht taksës në Rrugën e Kombit, vëllimi i eksport-importeve mes dy vendeve shqipfolëse nuk po njeh tkurrje. Veç patateve, drogërave, armëve, kurvëllikut, tallavasë tashmë po lëvrojmë edhe një tregëti tepër fitimprurëse.

2. Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka zgjedhur të godasë ish ortakun e tij Sali Berisha. Ky i fundit ujk i vjetër pavarësisht dhëmbëve të krimbur, mundohet ta kafshojë gjahun e rradhës me ngjarje makabre të vjetra ku nuk evitohet dot as gjaku, as vrasjet, as mortja.

Armën e gjahut e ka rrëmbyer edhe Edi Rama dhe në relievin e thepisur arnaut po kërkon të gjejë e ta qëllojë sivëllaun e tij Haradinaj. Rramushi vdes për betejën trup me trup por nuk po gjen dot mënyrën si ti kundërvihet diplomatikisht. Sikur të mos na mjaftojnë këto beteja halabake të analeve politike kosovare-shqiptare, mbrëmjet duhet ti ngrysim edhe me sherret ordinere nëpër ekranet e televizorëve të derivateve të tyre: Batonit me Mesilën, Beratit me Alfredin, Noizyt me Ledri Vulën, Fifit me Joni Peçin.

Kur të zgjohemi në mëngjes, na duhet të mos pimë gotën e qumshtit por duhet ta dimë nëse liderit tanë anë e mbanë kufirit janë zgjuar të prishur me Erdoganin, të neutralizuar me Trampin apo të dashuruar me Merkelin?
Nga dje, sot dhe në vazhdim Shqipëria dhe Kosova po zihen të dyja për Schengen-in Ballkanik porsi dy plaka që i rikujtojnë njëra-tjetrës historitë e rinisë së tyre se cila e humbi virgjërinë më vonë se tjetra dhe a mori për burrë çvirgjëruesin e parë.

Ky hendek kulturor, ky tribalizëm, ky primitivitet, e njëjta mënyrë si të luftosh kundërshtarin, e njëjta mënyrë si të mbash pushtetin, i njëjti protagonizëm i rrezikshëm edhe në Tiranë edhe në Prishtinë më gërreyn brenda vetes e porsi miliona bashkombas të tjerë bërtas edhe unë:

-Imagjinoni dot sikur të bashkohej Shqipëria me Kosovën e të na udhëhiqnin të njëjtët mysybetër?
Është ende shpejt të bashkohemi, ende shpejt të shkojmë në Bruksel si një komb i vetëm.
Në Prishtinë Albin Kurti nuk vendos dot bythën në provë për të qeverisur, në Tiranë Lulzim Basha nuk po gjen dot bythën që ta verë në provë.
Këtu në Tiranë, ne do vazhdojmë të hamë suxhukun tuaj, ju atje në Prishtinë mos ndaloni së ngrëni trangullin tonë.

Dhe Serbia rri e vështron e kënaqur!

Next Post
Pesë arsye shkencore pse 2020 do të jetë një vit më i begatë

Pesë arsye shkencore pse 2020 do të jetë një vit më i begatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In