Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një interpelancë me deputetin e PD Ferdinand Xhaferri për portin e Durrësit ka sqaruar të gjithë procedurat që janë ndjekur për projektin e ri të këtij porit. Në fjalën e saj në Kuvend, Balluku u shpreh se e gjithë procedura është transparente.
“Portet përfaqësojnë një potencial të madh për rritjen ekonomike të vendit. Kjo për shkak të infrastrukturës modeste.
Rivitalizimi i porteve dhe moleve ekzistuese është gur themeli mbi të cilin do të ndërtohet vizioni mbi infrastrukturën.
Janë parashikuara ndërhyrje të thella në zonën portuale Durrës Porto Romano.
Përmes një garë transparente që ju as e imagjinon ne kemi bërë një garë ku kanë bërë pjesë 14 kompani.
Ju pëlqen apo nuk ju pëlqen, ju qe keni edhe sensibilitet për diellin, besoj se duhet të dini se ka pasur ankesa dhe protesta sa i përket shqetësimeve që porti i ka sjellë, duke nisur nga ndotja që i sjell dhe duke përfunduar tek trafiku i rënduar. Nuk po merrem me ndotjen akustike.
Duke marrë parasysh këto problematika, është marrë vendimi që porti komercial i Durrësit të pozicionit në Porto Romano. Një zonë industriale që ka një plan zhvillimi që lidh këtë port me linjën hekurudhore me tiranë
Gara që bëmë u fitua nga Royal Haskoning që ju e keni përdorur në 2009. Kjo kompani pas 13 vitesh po dizenjon portin e ri, pasi mendon se Shqipëria ka nevojë për kapacitete të reja.
Që ti kthehemi projektit të portit të Durrësit.
Unë nuk e di ku e keni parë mungesën e transparencës. Unë do të them hapat që janë ndjekur.
Në 26 nëntor 2020 qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Emirateve të Bashkuara nënshkruar një marrëveshje”, tha Balluku.
g.kosovari











