• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaferi: Përgatitjet për qeverinë teknike do të fillojnë pas festave

by A R
29/12/2023 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të shpallen në të njëjtën kohë, përkatësisht nga mesi i shkurtit, ndërsa pas festave do të fillojnë përgatitje për qeverinë teknike. Duke sqaruar formimin e qeverisë teknike në konferencën e sotme me gazetarët, Xhaferi tha se nuk ka procedurë të veçantë, por se vlen procedura e zakonshme për zgjedhje të Qeverisë së re.

“Nuk ka procedurë të posaçme sa i përket formimit të qeverisë teknike të këtij lloji i cili doli nga Marrëveshja e Përzhinës. Por në parim, bazë është procedura për zgjedhje të Qeverisë, e cila është e paraparë por nuk duhet të jetë në ato afate dhe kohëzgjatje. Formalisht, sipas rregullores, debati zgjat dy ditë, duhet të planifikohet thirrje e seancës, më pas përgatitje, dorëheqje, procedura paraprake të cilat duhet të përfundojnë që të fillojë seanca në mënyrë adekuate dhe të zgjasë eventualisht deri në ditën e dytë”, tha Talat Xhaferi.

Xhaferi tha se, debati në Kuvend për zgjedhje të qeverisë teknike pritet të fillojë më 27 janar, që të mund të përfundojë më 28 janar.

“Fillimisht do të jetë dorëheqja ime, më pas seanca për zgjedhje të kryetarit të ri të Kuvendit dhe seanca tjetër për zgjedhje të Qeverisë. Për zgjedhje të qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve. Në vetë seancën, pas së cilës konstatohet mbarimi i funksionit të kryetarit të Kuvendit, rendi i ditës në seancë plotësohet me propozim nga 20 deputetët për zgjedhjen e një të riu. Kush mendon të hyjë në qorr sokak, mund të ndodhë edhe të mos sigurohen 61 deputetë. Kujt do t’i përshtatej ajo?”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se pasi të shpallen zgjedhjet, Kuvendi do të funksionojë pasi në këtë rast, zgjedhjet janë në afat të rregullt dhe mandati i Kuvendit është aktiv deri në përfundim, përkatësisht deri në verifikim të përbërjes së re.

/a.r

Next Post
“Ky do të të fusë në burg, por pa të përmendur emrin”, Gjokutaj përplaset me Krajën, prokurori: Kujdes…

Mund t'i ndalohet Berishës komunikimi me qytetarët? Avokati: Duhet sërish autorizim nga Parlamenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com