• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaferaj, thirrje për Berishën: Nuk e mund dot Edi Ramën, duhet një lider i ri përtej grupimeve në PD

by Java News
17/02/2023 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se grupimi i Sali Berishës është më i madhi brenda kësaj force politike, por sipas tij, nuk e mund dot kryeministrin Edi Rama.

Xhaferaj u shpreh se opozita nuk është në gjendje të ofrojë një alternativë.

Xhaferaj shtoi se duhet një lidership, përtej dy grupimeve aktuale në Partinë Demokratike.

“Kemi një opozitë radikale, kur tani në prag të zgjedhjeve lokale duhej të merrej me paraqitjen e programeve alernative dhe me strukturimin e saj të brendshëm, sepse ka shumë probleme.

Nga ana tjetër, kemi një opozitë tjetër, që pas dorëheqjes së zotit Basha, nuk kemi bërë gjënë e duhur. Zoti Alibeaj nuk ishte në gjendje, ne nuk lëvizëm, nuk ishim në gjendje të ktheheshim në alternativë bindëse. Si grupimi i zotit Berisha, si grupimi jonë, e provuam më 6 mars.

Sikurse po e provon Berisha me protestat para parlamentit, edhe me protestën që do bëjë, Berisha ka provuar që është grupimi më i madh brenda nesh, por të gjithë bashkë kemi provuar që nuk e përmbysim dot qeverinë.

Kjo e bën të domosdoshme që të shkojmë përtej nesh, për të ofruar një lidership nga brenda, apo më mirë nga jashtë nesh”, theksoi ai./m.j

Next Post

Një përpjekje, për të hyrë në trurin e një përdhunuesi plak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com