• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaferaj kërkon largimin e Berishës: Interesat e tij nuk konvergojnë me interesat e opozitës

by Java News
17/11/2023 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferaj komentoi zhvillimet e fundit politike në spektrin e djathtë theksuar se vendi ka nevojë për një opozitë të fortë, e cila të mund të përballet me Ramën, por që në krye të mos jetë Berisha, ndërkohë që Lulzim Bashën nuk e merr fare në konsideratë.

Xhaferaj theksoi në A2CNN se ndryshe nga viti 2025 kur PD erdhi në pushtet në një kohë kur interesat e Berishës konvergonin me ato të opozitës së kohës, tani vërehet se interesat e tij nuk janë të njëjta me ato të opozitës dhe të vendit.

“Gjithmonë në politike do ishte mirë që interesat personale të konvergonin me interesat e vendit, por këtu shoh një contrast të madh. Për shembull në vitin 2005 interesat personale të z.Berisha konvergonin me interesat e opozitës dhe kjo çoi në fitoren e zgjedhjeve të atëhershme, por tani nuk konvergojnë. Kemi kaluar disa teste zgjedhore dhe është provuar se z.Berisha është i nevojshëm në opozitë, por nuk është i mjaftueshëm”, tha Xhaferaj.

Në lidhje me Kuvendin e PD-së më datë 2 dhjetor. Xhaferaj tha se Berisha nuk ka nevojë të rikonfirmojë veten para demokratëve pasi dy zgjedhjet e fundit e kanë treguar këtë, që ai ka një rol të rendësishëm në opozitë, por votat që mbledh ajo pjesë e PD-së janë të pamjaftueshme për të përmbysur Ramën.

“z.Berisha nuk ka nevojë të konfirmohet mes demokratëve pasi ka treguar që ka shumicën, por numri i votave që gjeneron është i pamjaftueshëm. E thash më herët, ai është figurë e nevojshme për opozitën por e pamjaftueshme. Në kushtet që jemi, Berisha duhet të bëjë një hap pas në mënyrë që opozita të kthehet në një alternativë qeverisëse për vendin. Ky vend e ka të domosdoshme opozitën dhe një opozitë me në krye Berishën nuk ia del dot, prandaj duhet të bëjë një hap pas”, tha Xhaferaj.

Xhaferaj vlerësoi punën e SPAK-ut dhe përpjekjet e prokurorëe për të rikthyer besimin e shqiptarëve të drejtësia, por shprehu rezervat e tij në lidhje me arrestimin e Jamarbër Malltezit, për të cilin tha se nuk është profili i politikanit që kërkon të abuzojë me ligjin pavarësisht se e ka patur vjehrrin kryeministër për tetë vite.

“Unë përherë kam qenë i rezervuar të jap konsiderata kur çështjet janë duke u gjykuar. Jam ndër politikanët e paktë në opozitë që të vlerësoj punën e SPAK, që ka bërë të pamundur për të rikthyer besimin e shqiptarëve. Megjithatë, duke u fokusuar në rastin Malltezi, më duhet të them se unë jam politikan prej shumë vitesh dhe në familjen Berisha kam patur mundësinë të pi kafe dy-tre herë me Jamarbër Malltezin. Nuk mendoj se ai është modeli i intelektualit apo politikanit që ka patur dëshirë që të abuzojë me ligjin. Ai ka patur vjehrrin kryeministër dhe gjatë qeverisjes së Berishës mund të merrte detyra shumë të rendësishme shtetërore dhe nuk i ka marrë. Rikthimi i pronës të ish-Klubi Partizani ka zgjatur 5 vjet, ndërkohë që nëse do të donte të abuzonte do ta kishte kthyer për 5 ditë apo 5 javë. Sot ke njerëz pranë Kryeministrit Rama që po marrin me dhjëtëra hektarë në jug të vendit pa i patur fare, kurse Malltezi ka marrë pronën e tij. Kjo e vendos në një bazament të lëkundshëm ligjor çështjen e Malltezit”, tha Xhaferaj.

Sa i përket Bashës, Xhaferaj tha se ai u “emërua” si Gjeneral nga Partia Demokratike kur ishte në pushtet, duke i dhënë dy poste ministry shumë të rendësishme, por që tani po sillet si ushtar.

“Ndjej keqardhje të madhe për z.Basha. mendoj se si individ nuk ka lidhje aktualisht me politikën. Nëse kthejmë kokën pas në politikën e Europës, kemi parë politikanë që shiten më shumë se ç’janë. Janë kaptera ose ushtarë dhe sillen si gjeneralë. Z.Basha është i vetmi që PD e projektoi si Gjeneral dhe sillet si Kapteri i Edi Ramës.

Një ndër përgjegjësitë e z.Berisha është që e mori e shëtiti ministri për ministri, ndërkohë që nuk kishte asnjë kontribut në PD, kurse të tjerët që dhanë shumë për partinë nuk e panë veten as në nivel zv.ministri. Do të ishte në minimumin e integritetit të këtij njeriu si z.Basha të thoshte faleminderit PD-së dhe të qendronte me dinjitet në opozitë, kurse tani po përdoret keq nga Edi Rama për të penguar me sa të mundet bashkimin e opozitës”, tha ai.

/f.s

Next Post
E plotë/ Marrëveshja 5-vjeçare për kampin e emigrantëve në Gjadër: Italia do t’i paguajë Shqipërisë 16.5 milionë euro brenda një 3-mujori

Sondazhi/ Mbi 75% e shqiptarëve e shohin marrëveshjen Rama-Meloni si zgjidhje politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In