• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj takon homologun në Berlin: Gjermania dritë jeshile për hapjen e negociatave!

by Java News
21/06/2018 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u prit sot në Berlin, në një takim të veçantë, nga homologu i tij, Ministri i Brendshëm Federal i Gjermanisë, Horst Seehofer. Takimit të delegacioneve përkatëse, i parapriu një bisedë miqësore dhe konstruktive kokë më kokë e të dy ministrave, deklaron Ministria e Brendshme.

Seehofer, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm Federal, por edhe si President i Partisë CSU, deklaroi se “i ka dhënë dritën jeshile Kancelares Federale dhe Ministrisë së Jashtme për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”.

Xhafaj i prezantoi homologut të tij, një plan me 10 pika, i cili parashikon fushat e bashkëpunimit në nivel institucional dhe operacional. Sipas Ministrisë së Brendshme, të dy ministrat ndanë të njëjtin mendim se implementimi i këtij plani do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona.

Në njoftimin për aktivitetin thuhet se ministri Seehofer e priti me shumë kënaqësi dhe entuziazëm këtë propozim dhe garantoi se “shumë shpejt do të njiheni me veprimet tona konkrete në lidhje me këto çështje”. Në vijim, në funksion të thellimit të bashkëpunimit, Ministri Xhafaj u shpreh se “tashmë mes nesh ekziston besimi i duhur, ndaj i kërkojmë Gjermanisë të monitorojë dhe të mbështesë realizimin e objektivave dhe prioriteteve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit”.

Në referim të mbështetjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë, Ministri Xhafaj evokoi veprimtarinë e ish-kryeministrit të Bavarisë, Franz Josef Strauss i cili, rreth 35 vjet më parë bëri përpjekje për t’i hapur Shqipërisë një dritare drejt Evropës.

“Sot, me progresin e gjithanshëm, është momenti i duhur që Gjermania të jetë në pararojë të shteteve që mbështesin Shqipërinë në rrugëtimin e saj për t´ju bashkuar familjes evropiane”, u shpreh Ministri Xhafaj.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan mbi çështjet aktuale si: migracioni i paligjshëm, çështjet e menaxhimit dhe kontrollit të kufirit, si dhe atë të azilkërkuesve shqiptarë në Evropë.

Sipas njoftimit zyrtar, Ministri Xhafaj njohu Ministrin Seehofer me arritjet dhe progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e integrimit evropian, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Në këtë kontekst, Ministri Xhafaj evidentoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Gjermaninë dhe veçanërisht me autoritet policore gjermane, i cili ka rezultuar në hetime dhe operacione të përbashkëta të suksesshme, si dhe me një numër operacionesh të përbashkëta që janë në proces.

Më tej Xhafaj u ndal te problematikat që lidhen me luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

“Ministri Seehofer shprehu, veç të tjerash, interes në lidhje me reformën në drejtësi dhe procesin e Vetting-ut në Polici, duke përgëzuar për hapat që po hidhen në këtë drejtim, gjë që do të çojë në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Në mbyllje të takimit Ministri Xhafaj e ftoi homologun Seehofer për një vizitë zyrtare në Tirane, ftesë që u prit me shumë kënaqësi nga ky i fundit. Z.Seehofer u shpreh se “do të bëjmë të gjitha përpjekjet që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të konkretizohet më tej” dhe shtoi se shumë shpejt do të jetë në Tiranë.

ma.me

Next Post
Zbardhet dokumenti, Holanda nuk ka asnjë vendim për çeljen e negociatave

Zbardhet dokumenti, Holanda nuk ka asnjë vendim për çeljen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In