• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

XHAFAJ- TAHIRI/ Braçe- Spaho debate në komisionin e ekonomisë: Këndo, këndo…

by Java News
29/05/2018 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështjet e fundit të aktualitetit janë bërë temë debati edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë. kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, ka debatuar me kryetarin e komisionit, socialistin Erjon Braçe.

Spaho është ndalur në dy çështje, te mos dorëheqja e ministrit Fatmir Xhafja dhe te lirimi i ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se këto janë fakte që mazhoranca ka kapur drejtësinë.

Sa i takon deklaratave të ambasadorit amerikan, Donald Lu, për presionin dhe paratë ofruar gjyqtarëve, Spaho tha se pas kësaj fshihen elementë të mazhorancës. Në përgjigjen e tij të shkurtër, Braçe ironizoi demokratët, teksa tha se nuk e di kur ata janë seriozë, kur hedhin valle apo kur flasin në komision.

Edmond Spaho: Xhafaj me të vëllanë janë të lidhur me rastin e ‘Xibrakës’. Me mos dorëheqjen e Xhafajt dhe me lirimin e Tahirit po i prehet rruga drejtësisë. Dje u vërtetuan ato që kanë thënë opozita, që doni ta kapni për fyti sistemin e drejtësisë. Ata katër fakirët e Kukësit rrinë në burg, Tahiri e Mark Frroku gjezdisin të lirë. Referojuni fjalës së ambasadorit amerikan, që tha se është ushtruar presion dhe janë ofruar para për lirimin e Tahirit. Kush ushtron presion dhe ofron para? Mazhoranca dhe kjo është shumë e rëndë. ne do vazhdojmë përpjekjet tona që të plotësohet së paku kushti themelor për hapjen e negociatave. Nëse ato dështojnë, është përgjegjësia juaj, dhe ju do përballen edhe më ashpër me zemërimin e qytetarëve të këtij vendi.

Erjon Braçe: Nuk e di kur jeni seriozë, kur hidhni valle apo kur flisni këtu. S’ka asnjë lidhje me ne presioni te gjykatësit, janë ata që keni emëruar ju. Nuk dua të bëj replikë me ju, se e di që do vazhdosh të këndosh.

Spaho: E di ça kënge ke kënduar dhe do vazhdosh të këndosh, po të kujtoj kryeprokuroren dhe atë të Krimeve të Rënda, dhe citimet e ambasadorit amerikan, gjykata vendosi mbi presione.

Braçe: Kolegët që merren me çështje të jurisprurudencës ju kanë mësuar se kryeprokurorja nuk ka më asnjë ndikim në çështje konkrete.

Spaho: Je bërë si Ali komiku.

Braçe: Mjafton të mos bëhem si Lulzim komiku. Prokurorët kërkuan arrest me burg për Tahirin, nëse keni problem me gjykatësit, drejtohuni në KLD, e keni të tuajën, e zotëroni nga i pari tek i fundit. Ata i kanë emëruar, ata i mbajnë në detyrë.

ma.me

Next Post
OSBE kërkon zbatimin e “Kodit të Etikës” në Kuvend, Ruçi: Të vendosur për Reformën Zgjedhore!

OSBE kërkon zbatimin e "Kodit të Etikës" në Kuvend, Ruçi: Të vendosur për Reformën Zgjedhore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In