• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Xhafaj sqaron “luftën” ndaj aseteve të krimit, çfarë pritet të ndodhë me to

by A R
18/09/2017 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në “Tonight Ilva Tare” paralajmëroi një operacion të madh kundër pasurive të vëna në mënyrë kriminale.

Tare: Kryeministri tha se do t’i shpallet luftë të fortëve me pasuri të pajustifikueshme.

Xhafaj: Ka filluar diçka me “Vjeshtë 2017”, por nuk do të jetë asgjë përpara asaj që do të fillojmë. Do të jetë një operacion shumë i madh i mirëkonceptuar në luftën kundër krimit dhe evazionit fiskal dhe besoj se do të japë rezultate konkrete. Jam duke punuar me ekipin tim në Ministri. Jam duke punuar me ekspertë ndërkombëtarë që njohin praktikat e kësaj natyre. Kemi pasur dy ditë rresht diskutime. Bashkëpunëtorët e mi kanë marrë njohuri të qarta për ta rikonceptuar një ndërmarrje të tillë me fokus luftën kundër pasurive që rrjedhin nga burime të paligjshme. Ka një pjesë të pasurisë që është e lidhur drejtpërdrejt me emrat e tyre dhe një pjesë të ushtarëve të tyre. Ne duhet të godasin të dyja.

Tare: Është më e lehtë të shkojmë tek ushtari..

Xhafaj: Jo nga ushtari, tek oficeri dhe tek eprori. Po flasim për pasuritë. Shpesh herë i kanë transferuar pasuritë tek njerëz të dytë dhe të tretë. Do ta justifikojnë edhe këta edhe këta. Po shohim me kujdes bazën ligjore dhe mënyrën se si do ta shohim këtë gjë. Nisur edhe nga rezultatet pozitive të policisë këto ditë do të kemi mundësi të organizojmë një operacion të koordinuar dhe rezultativ besoj.

Tare: Çfarë garancish jepni ju se do të luftoni edhe ata që kanë bashkëpunuar me Partinë Socialiste, pse jo me deputetë të PS.

Xhafaj: Ata që merren me veprimtari kriminale nuk janë as të majtë dhe as të djathtë, janë thjeshtë shkelës të ligjit. Për mua këtu fillon dhe mbaron historia.

Tare: Dikush që i përket PS ka imunitet…

Xhafaj: Keni ndonjë rast që unë mund të jem ndaluar nga fakti që jam ndaluar përpara politikanëve të së majtës…?

Tare: Pra jepni garanci se do të eliminohet?

Xhafaj: Jap garanci se jam shumë i qartë dhe jam i vendosur të drejtojë gjithë punën e policisë për t’u përballur me grupet kriminale. Jam i vetëdijshëm se midis tyre ka prej atyre që janë të lidhur me politikën. Për mua nuk ka kriminelë të majtë dhe të djathtë.

Tare: Presioni është më i madh kur vjen nga shtëpia jote….

Xhafaj: Isha. Le t’ia lëmë kohës.

Tare: Jemi përgatitur se do të keni shumë armiq?

Xhafaj: Të mbrosh ligjin? Nuk më shqetëson fare. Mjafton të kesh miq njerëzit dhe kauzën.

Tare: Çfarë ndodh me pasuritë e sekuestruara?

Xhafaj: Një pjesë e mirë nxirret në ankand dhe ka pasur problem në këtë proces për shkak të presionit. Mund t’i vëmë këto pasuri edhe në shërbim të strukturave të shtetit si në shëndetësi. Mund të kthehen shumë mirë në objekte sociale. Nuk kanë qenë të vogla këto pasuri. Nga janari deri në 31 gusht, nga Gjykata e Krimeve të Rënda janë nxjerrë 3 vendime sekuestrimi, me llogari bankare 1 mln euro, 52 milion lekë të reja, sipërfaqe toke 28 mijë m2, apartamente, garazhe, etj. Ne jemi vend i vogël dhe duhet ta shohësh me kujdes si të reagosh. Për shembull marr mbrojtjen e dëshmitarëve. Ok në këmbim të gjithë kësaj, duhet të më jepni garancitë për mbrojtjen e dëshmitarëve. E kam vlerësuar këtë dhe e kam parë me seriozitet dhe do të kemi ndryshime edhe në këtë aspekt. Pra, se si mund të lidhim më mirë interesat tona me interesat e tyre./a.m.

 

Next Post
Dalin pamjet e arrestimit të 19 terroristëve që do sulmonin në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Elbasan/ Policia ndalon mjetin 100 mijë euro, "Audi" i blinduar përplas patrullën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In