Komisioni i Ligjeve po shqyrton ndryshimin e rregullores se Kuvendit. Deputetet e opozitës e cilësuan serish ketë projektvendim si një tentative për të rikthyer imunitetin e deputeteve.
Por nga debati ndërmjet deputeteve, heshtja pllakosi kur fjalën e mori Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm, shkruan Panorama.
Xhafaj i cilësoi ndryshimet e shpeshta te rregullores si jo efektive, duke i shndërruar deputetet në kartona.
“Nga 2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jete sa me i kujdesshme. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit.
Deputet janë shndërruar në kartona, sesa persona me integritet .
Për fjalën dhe për përfaqësimin e zgjedhjes e të tyre dhe ne ndikimin qe kane ne procesin ligjvënës. Kjo është gjeja qe duhet te na shqetësoj në shumë.
Është momenti për të parë se si mund te riktheje disa ndryshme që rezultuan të dëmshme qe e shndërruar legjilativin në një zgjatim të ekzekutivit”, ka thënë Xhafaj.
/a.rada