• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Xhafaj: Prokurorë të huaj në hetimin e çështjeve në Shqipëri

by
15/09/2015 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhafaj: Prokurorë të huaj në hetimin e çështjeve në Shqipëri

Fatmir Xhafaj i ftuar në Tonight Ilva Tare ka folur për reformën në drejtësi ku midis të tjerash ka thënë se përfshirja e ekspertëve ndërkombëtarë deri në fund të reformës do të jetë e pamjaftueshme dhe se për të përfunduar reformën, do të vijnë të tjerë ekspertë të cilët do të jenë nga fusha e drejtësisë dhe do të marrin pjesë direkt në hetimin e çështjeve. “Ka një çështje që ka të bëjë me përfshirjen e Brukselit në procesin e zbatimit të vendimmarrjes. Do të jetë në proces vendimmarrës, pra pjesë e institucioneve vendimmarrëse shqiptare. Do të ketë prokurorë të huaj që do të jenë pjesë e hetimit dhe ka një diskutim deri në ç’masë do të përfshihen. Në parim Brukseli është shprehur plotësisht dakord për produktin e ekspertëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë”, tha Xhafaj.

Fatmir Xhafaj, njeriu kyç në këtë reformë, i cili e konsideron edhe si një angazhim të jetës së tij politike kryerjen e saj, argumenton se pse shqiptarët duhet të kenë besim se ky sistem do të bëhet.

“Ndryshe nga herët e tjera edhe në metodologji ka një gjë krejt ndryshe. Ekpertët ndërkombëtarë e kanë fillluar njëkohësisht me ne procesin, ajo që ka zgjatur më shumë ka qenë analiza e sistemit gjë që i ka ndihmuar ata që të kuptojnë se cila është gjendja e sistemit, problematikat. Nuk janë thjesht në rolin e atij që vjen nga jashtë, jep një këshillë, bën një raport dhe ikën. Jo, janë ulur si me thënë këmbëkryq bashkë me ne në proçes. Nga një analizë e detajuar e të gjithë elementëve të proçesit kanë kaluar në një strategji për zhvillimin e reformës. Kjo ka ndihmuar ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas të jenë me këmbë në tokë dhe ti përgjigjen këtij realiteti. Të arrijnë në përfundime që janë të vlefshme për këtë realitet dhe pastaj në zgjidhjet konkrete që janë të dobishme për të shëruar këtë situatë konkrete”, deklaroi ai.

I ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi foli dhe për rolin dhe angazhimin e dy Ambasadorëve, atij të SHBA dhe BE: “Unë nuk jam dhe shumë i mirë në këto marrëdhëniet diplomatike me ndërkombëtarët, por do them atë që mendoj unë. Nuk janë thjesht konsulentë, janë aktivë, janë të përfshirë në proçes, e ndjekin proçesin po aq sa e ndjek dhe unë, në mënyrë të përditshme. Takohemi rregullisht dhe duan të dinë detaj më detaj ecurinë e proçesit, diskutojmë, debatojmë, kolaudojmë. Japin sugjerime për rrugën, mënyrën. Është një debat që arrihet në përfundimin që duhet hedhur ky hap apo nuk duhet hedhur ky hap, duhet bërë kujdes në këtë hap, duke pasur parasysh dhe problematikën që ka vendi, konfliktet politike, nevojën që ka për të gjetur më shumë mirëkuptim. Kanë dhe fatin që ekspertët e tyre nuk janë në rolin e konsulentit, janë në rolin e hartuesit, vepruesit, janë pjesë e proçesit”.

Next Post

Majko ironizon raportet Tiranë-Prishtinë: Problemi i tyre kryesor është...rrushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In