• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj pret zyrtarin gjerman, asistencë për policinë kriminale dhe kufitare

by Java News
03/10/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Xhafaj u takua me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë, z.Stephan Mayer. Ai i shprehu mirënjohjen Qeverisë gjermane për mbështetjen e ofruar Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian dhe vlerësoi me nota shumë pozitive marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Marrëdhëniet mes dy Ministrive reflektohen në marrëdhëniet e shkëlqyera policore, e shprehur kjo në operacione të përbashkëta, shkëmbim intensiv informacioni, si dhe disa aksione në proces. Më tej, Ministri i Brendshëm shprehu synimin dhe objektivin për të thelluar dhe forcuar edhe më shumë këtë bashkëpunim sidomos në fushën policore, qoftë në nivel operacional, ashtu edhe në nivel institucional.

Gjatë ekspozesë së bërë mbi veprimtarinë e Ministrisë së Brendshme, z. Xhafaj u ndal në disa çështje kyçe, si: lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, çështjet e migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit, si dhe procesi i Vetting-ut në Polici.

Sekretari i Shtetit, duke nënvizuar nivelin e lartë të bashkëpunimit policor, theksoi nevojën për ta thelluar atë në vijim, duke deklaruar se bashkëpunimi me Shqipërinë mbetet një prioritet strategjik.

Z. Mayer prezantoi një sërë projektesh të rëndësishme që do të paraqiten në javët në vijim, sidomos asistencë teknike, infrastrukturore e teknologjike për Policinë Kriminale dhe Policinë Kufitare shqiptare.

Zoti Mayer pasi falënderoi ministrin Xhafaj për pritjen shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për rëndësinë që po u jepet marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Gjermaninë.

Gjithashtu Sekretari i Shtetit i konsideroi shumë të rëndësishme dhe pozitive rezultatet e arritura nga Shqipëria gjatë vitit të fundit, rezultate të cilat dëshmojnë qartë për progresin dhe hapat që ka hedhur vendi ynë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

a.ç

Next Post
E papunë dhe me 8 klasë, si mashtronte ‘punonjësja e interpol’ me vizat amerikane

Lotaria Amerikane, udhëzimet e ambasadës: 6 hapat që duhet të ndiqni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In