• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Policia do garantojë një proces zgjedhor shembullor. Vetting çdo efektivi

by Java News
05/04/2017 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se qeveria ka vullnet të plotë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe kërkoi që të mos politizohet roli i policisë së shtetit. Ai dha garanci se policia do të sigurojë një proces zgjedhor shembullor.

“Zgjedhjet e 18 qershorit po afrojnë dhe detyra jonë, detyra e Policisë së Shtetit, është që të ushtrojmë detyrat e ngarkuara nga ligji me paanësi, me qëllim mbarëvajtjen e sigurinë e tyre për të garantuar një proces të pacenuar dhe shembullor. Është hap mbrapa që në një shtet të së drejtës të kërkosh që zgjidhjet politike t’i realizosh përmes të ashtuquajturave kompromise që politizojnë dhe rrezikojnë funksionin dhe rolin e Policisë së Shtetit. Ne e kuptojmë shumë mirë rëndësinë jetike që ka sjellja e policisë në një proces zgjedhor. E dimë shumë mirë se çfarë dëmi mund të sjellë edhe për atë forcë që është në qeveri, nëse nuk garanton sjellje dhe veprim të policisë në përputhje me kushtetutën dhe me ligjin”, tha Xhafa.

Ministri i Brendshëm tha edhe një herë se çdo punonjës policie do të kalojë në vetting, në mënyrë që në radhët e policisë së shtetit të mos ketë asnjë person me precedentë penalë.

“Do bëjmë çdo gjë për një polici të pastër dhe pa elementë të korruptuar në shërbim të qytetarëve. Jemi të vendosur për të bërë shtet përmes reforma dhe policia ka luajtur një rol kyç në këtë proces. Sot policia e shtetit është në krye të detyrës dhe me një pamje krejtësisht të ndryshuar. Sot kemi një polici më të mirë, më të trajnuar dhe më të përgatitur profesionalisht. Punonjësi i policisë mbetët aleati numer 1 i qytetarit. Të gjithë kemi nevoje për policë e drejtues policie me integritet të lartë profesional. Jam angazhuar për një proces të ri në policinë e shtetit për veting të cdo punonjësi të policisë së shtetit. Një punonjës policie që është direkt apo indirekt mbështetes i një elementi kriminal do të ndëshkohet. Do u japim qytetarëve policinë qe duan. Do ndëshkohën kushdo që nuk kryen detyrën e tij në luftën kundër krimit dhe drogës”, tha Xhafa.

Ministri i Brendshëm deklaroi se policia i ka shpallur luftë fenomenit të kanabisit dhe garantoi se nuk do të ketë kompromis me askënd. Xhafaj dha edhe një paralajmërim për çdo efektiv policie, se nëse lejon kultivimin e kanabisit apo nuk raporton, do të ndiqet e njëjta procedurë si në Kurbin, ku shefi i Komisariatit dhe disa efektivë u përjashtuan nga policia.

“I kemi shpalluir luftë të hapur fenomenit të kanabisit. Nuk do të bëjmë asnjë kompromis me askënd, Do ketë ndëshkim për cdo rrënjë kanabis të mbjellë. Qëndrimi që mbajtëm në komisariatin e Kurbinit do jetë i njëjtë në cdo komisariat të vendit në rast se ka abuzime. Edhe tolerimi i vogël kundrejt kultivuesve të drogës do të ndëshkohet”, deklaroi Xhafa.

a.ç

Next Post
Sekuestrohet një gomone, ia mbath shoferi që e transportonte me kamion

(FOTO) Shkodër/ Arrestohet një 15- vjeçar, shkonte me pistoletë 'Zastava' në shkollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

January 12, 2026
FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

January 12, 2026
Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

January 12, 2026
“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

January 12, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

January 12, 2026
Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

January 12, 2026
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

January 12, 2026
Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

January 12, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament

January 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, kreu i GJL shpall tre angazhimet kyçe

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In