Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka përfunduar, teksa është vendosur se Komisionit të Venecias do t’i dërgohet drafti, bashkëangjitur edhe me propozimet dhe opinionet e PD-së dhe LSI-së në lidhje me reformën. Mbledhja e ardhshme e komisionit është parashikuar të hënën, teksa deputeti demokrat Eduard Halimi tha se opozita do të sjellë propozimet e saj në këtë ditë për tu diskutuar.
Në fjalën e tij, kreu i Komisionit ad hoc Fatmir Xhafaj ka qenë i drejtpërdrejtë kur iu drejtua anëtarëve të opozitës, duke thënë se është absurde që të dalë nga goja e tyre, një herë se të majtët janë supermaxhoranca që mund të kapë drejtësinë përmes reformës, ndërsa një herë tjetër, po e njëjta maxhorancë që është e përçarë dhe në një prag divorci mes dy forcave të saj kryesore, PS e LSI.
Kryetari i komisionit të Posaçëm shtoi gjithashtu se e vetmja pikë që ndan qëndrimet mes maxhorancës dhe opozitës mbetet e një natyre politike dhe që ka të bëjë me mundësinë e kapjes së sistemit, të artikuluar në formulën e votimit të zyrtarëve dhe institucioneve të drejtësisë.
Xhafaj shprehu rezervat e tij personale në lidhje me draftin e përgatitur nga ekspertët, kur tha se është e pakuptimtë, që komisioni apo këshillat noteriale të zgjidhen me 3/5-tat, në kushtet kur Presidenti i Republikës zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash në parlament.
….
Halimi: Jemi në kohë për të bërë një draft sipas Venecias
Me përfundimin e fjalës së ekspertëve të tryezës së reformës, ka marrë fjalën deputeti demokrat Eduard Halimi, duke thënë se drafti i maxhorancës është një parafabrikat i draftit të vitit të shkuar. Halimi theksoi se ende ka kohë që ajo që nuk u bë më 22 dhjetor të mund të bëhet sot me draftin e reformës në drejtësi.
“Ajo që nuk u bë në 22 dhjetor të bëhet sot. Të ulen kohë ka, sot, nesër, pasnesër, bashkë me ekspertët e opozitës, grupet e interesit, t’i implementojmë një më gjithë gjithë rekomandimet e Venecias, nëse i marrin detyrat nga maxhoranaca janë në konflikt interesi, qeveria është në konflikt interesi, ndaj dhe kjo është kërkesa jonë e parë që duhet të shkojë në të njëjtën linjë me rekomandimet për një draft ku implementohen një më një rekomandimet, mos të fshihemi pas ekspertëve… “- tha Halimi.
Braho: LSI ka rezervat e veta për draftin e ekspertëve, ja çfarë mendojmë ne
Nga ana e tij, deputeti i LSI Spartak Braho tha se konsensusi si një pikë e rëndësishme e vënë edhe nga fryma e rekomandimeve të Venecias, do duhet mbajtur në tavolinë dhe jo duke u larguar prej saj. Braho vuri në dukje edhe propozimet e LSI-së, të cilat do t’i jepen më pas Komisionit.
“Dhe ndaj draftit voluminoz ne kemi rerzervat tona. Ne ndahemi me draftin tek sistemi i karrierës, duam të dominojë sistemi i karrierës, kemi mendim ndryshe për madatin e institucioneve, kemi riformulim tjeter per zgjedhjen e anëtërëve të gjykatës kushtetuese, sipas modelit gjerman.
Opsion tjeter lidhur me organizimin e Gjykatës së Lartë e vetme dhe e ndarë në seksione.Kemi gjykim tjeter në lidhje me oragnizimin e Prokurorisë. Me mundësinë që të funskionojnë pranë saj edhe struktura përkatëse, Por për sa kohë kemi vetem prok e përgjithshem raportn vetem ai se kështu thotë kushtetuta skemi ctë bëjme. Jemi për formulime që rrisin rolin e ministrit Drejtësisë vërejtetjet do ja paraqis Xhafajt. ”- tha Braho.
Pandeli Majko: Konsensus, por nëse nuk arrihet kemi edhe referendumin
Sakaq, deputeti socialist Pandeli Majko tha se nëse mes maxhorancës dhe opozitën nuk ka konsensus mbetet edhe rruga e bërjes së një referendumi. Majko theksoi se zgjidhja përmes shkuarjes në referendum do të mund të shuante edhe të gjitha skenaret, se diku po gatuhet një grusht shteti, nga një parti (PS) që ka 62 vota.
“Edhe nëse do biem dakort të mos biem dakort, ne kemi dhe një rrugë të fundit, shkuarja te publiku, referendumi. Kjo është e natyrshme për t’i dhënë fund çdo lloj skenari që diku po gatuhet një grusht shtetit për të marrë në dorë sistemin e drejtësisë. Një parti me 62 vota nuk mund të bëjë grusht shteti,” tha Majko.
Arben Ristani: Nuk e bëni dot referendumin me ligjin ekzistues edhe sikur të doni
Për deputetin demokrat ideja e Kryeministrit per te bere nje referendum ne lidhje me reformen ne drejtesi eshte e pamundur me ligjin aktual. Ristani iu drejtua deputetit socialist, Pandeli Majko, i cili artikuloi ne komision kete ide.
“Me ligjin aktual nuk mund të bëhet referendum për reformën në drejtësi. Nëse keni ndërmend të ndryshoni ligjin për referendumet atëherë po, por me këtë ligj ekzistues nuk mund të shkoni sepse ligji kërkon 1/3 e listës zgjedhore, pra 1.3 milionë, që të jetë pro dhe pjesëmarrjen e dyfishit të tyre në votime, pra 2.6 milionë votues. Ju e dini që kjo është e pamundur sepse në Shqipëri numri i votuesve pjesëmarrës është 1 milionë e gjysmë”, deklaroi Ristani.
….
Sokol Sadushi: Kriteret e përzgjedhjes së gjyqtarëve, jemi treguar rigorozë në evitimin e këtij aspekti që të ketë procedura të qarta përsa i përket zgjedhjes së gjyqtarëve. Lidhur me kryeprokurorin dhe prokurorët kemi përcaktuar disa mekanizma më të qartë, krahasuar me draftin e parë.
Eduard Halimi: Së pari komisioni duhet të ishte mbledhur në datën 22 dhjetor, të nesërmen që komisioni Venecias solli pikërisht opinionin e tij të datës 21 dhjetor. Duhej të ishte mbledhur dhe të ishim ne si komision që t’i jepnim detyrën eskpertëve. Të uleshin bashkë dhe ne si komision ti kërkonim implementimin dhe tu thonim merrni raportin e Komisionit të Venecias dhe hartoni një draft i cili të reflektojë një më një të gjithë këto rekomandime. Kjo ishte rruga e duhur, ky duhet të ishte procesi që duhej të ishte bërë në rast se tek të gjithë ne ekziston vullneti për të bërë një draft për ndryshimet kushtetuese.
E vërteta është se Komisioni Vnecias ju kapi me presh në duar, ju tha se në të paktën 15 pika të draftit tuaj, pikat bien ndesh me të drejtën europiane.
Dhe ju duhet të kishit thënë po, Komisioni na kapi në flagrancë, dhe ne t’i thonim ekspertëve, mos bëni këtë… por ju i thirrët ekspertët dhe u thatë hajde bëni një draft parafabrikat, si ai i 29 dhjetorit.
Di ndonjëri nga ju se ku e bënë ekspertët draftin e parafabrikatit, di gjë media se ku e bënë, po grupet e interesit e dinë se ku u bë drafti? Jo. Kjo tregon vullnetin e keq për të bërë një draft në standartet e komisionit të Venecias.
Spartak Braho: Unë dua të nënvizoj si përfaqësues i këtij komisioni duke patur parasysh këtë fakt, se është mjaft pozitive që ne u rimblodhëm për të viua procesin e dialogut dhe që lidhet me misionin e përfundimit të reformës në drejtësi.
Dua të nënvizoj duke theksuar që ne vlerësojmë pozitivisht punën e ekspertëve të të tëra kategorive duke patur parasysh edhe kontributin e ekspertëve ndërkombëtarë. Ne jemi në proces, duhet të vazhdojmë të jemi në proces dialogu dhe shqyrtimi të materialeve apo të brumit që ekspertët deri tani… më pas edhe ne do të kemi një brum tjetër, përfshi këtu edhe ata të opozitës, por nuk duhet të mohojmë pozitivitetin e punës së bërë deri tani. Në këtë sens LSI përfaqëson të tërë përfaqësuesit që të vazhdojmë dialogun, sepse ai është mjeti, ndërsa konsensusi është rruga ku ne duhet të arrijmë.
Jo konsensusi i pazareve, por konsensusin profesional, dhe dialogu politik e profesional bëhet këtu dhe jo duke u larguar nga tavolina. Skam arsye se përse të mos e përshëndes ardhjen e përfaqësuesve të opozitës. Kam përshtypjen se ata do jenë aktiv në këtë proces.
Duke u futur në terrenin konrekt dhe duke nënvizuar se tashmë kemi një brum në dorë… ka një paragjykim reciprok të palëve e cila tashmë është kthyer në paranojë. Me të drejtë sepse ka historira që nxisin këto paranoja, por në këtë komision, ne jemi juristë dhe duhet të paragjykojmë sa më pak njëri tjetrin. Të dëgjomë me repsket cfarë propozon pala tjetër, por edhe ajo të dëgjojë me respekt se cfarë propozon maxhoranca.
Draftin e paraqitur patjetër që e mbështes duke qenë i hapur dhe duke vënë në dukje se edhe
Fjala vjen që ne ndahemi me draftin tek sistemi i karrierës, ne duam që ky sistem të dominojë. Kemi një mendim ndryshe përsa i përket mandatit të isntitucioneve. Kemi një opsion tjetër lidhur me organizimin e Gjykatës së Lartë, ku ajo duhet të jetë një dhe e vetme. Kemi një gjykim tjetër në lidhje me organizimin e Prokurorisë duke e parë atë si një organ të unifikuar.
Thebi i këtyre propozimeve ne na i orientojnë vetë sugjerimet e Komisionit të Venecias, të cilat përvecse dhjetërave vërejtjeve të karakterit teknik kanë edhe një problematikë shumë parimore. Komisioni kërkon që procesi të jetë konsensual, kush i largohet atij nuk përfill orientimet e këtij Komisionit.
Së dyti ndryshimet në Kushtetutë duhet të jnë minimaliste, gjykoj që janë bërë rreth 60 ndryshime, apo jo Sokol ( I drejtohet ekspertit Sokol Sadushi)… gjykoj se disa ndryshime mund të bëhen me ligje.
Një tjetër pikë, reduktimi i institucioneve që krijohen.
Pandeli Majko: Kolegët e opozitës kanë të drejtën si opozitë të shprehin mosbesim. Dua të nënvizoj, se ne kemi ardhur me një qëndrim shumë të qartë për të ndryshuar kushtetutën, ligj që nuk është pronë e asnjë partie, dhe konsensusi politik do jetë kryefjala e diskutime të përbashkëta. Ne do t’i qëndrojmë asaj që kemi thënë në fillim të procesit, që këtë do ta bëjmë me ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë.
E ritheksoj që konsensusi politik është shumë i rëndësishëm, por besoj dhe jam i bindur që do kem mirëkuptimin se prevalenca përballë konsensusit politik, ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në BE. Integrimi lidhet shumë me këtë reformë.
“Ne nuk kemi të drejtë të bëhemi ekspertë dhe përfaqësues të Venecias. Në këtë pikë edhe unë së bashku me kolegët, do t’i drejtohemi edhe asaj që foli Braho, në një reflektim në lidhje me shumicën e 2/3 apo 3/5. Ne duam sistem funksional , jo i cili të diskutohet nga marrja ose jo nga politika. Nëse diskutojmë pavarësinë e drejtësisë, është mirë që të shohim si është drejtësia sot.
U detyrohemi ndjesë atyre prokurorëve që sot me ndershmëri ushtrojnë detyrën. Parlamenti nuk po tregohet i një anshëm, ligji i dekriminalizimit në thelb ka të bëjë me ndërprerje mandatesh. Parlamenti e ka filluar nga vetja, për të vazhduar me reformën në drejtësi.
Edhe nëse do biem dakort të mos biem dakort, ne kemi dhe një rrugë të fundit, shkuarja te publiku, referendumi. Kjo është e natyrshme për t’i dhënë fund çdo lloj skenari që diku po gatuhet një grusht shtetit për të marrë në dorë sistemin e drejtësisë. Një parti me 62 vota nuk mund të bëjë grusht shteti.