• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj paralajmëron të tjera goditje: Në Shkodër ka edhe dy grupe kriminale

by A R
19/11/2017 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’ dje në Shkodër u godit një grup prostitucioni, ndërsa në pranga u vendosën 7 persona.

Por Ministri i Brendshëm në një status në Twitter deklaron se në qytetin verior janë edhe dy grupe të tjera të identifikuara, që do të goditen.

“Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”: Një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim & profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër & Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve! FLM!” – shkruan Fatmir Xhafaj.

Operacioni ka nisur prej disa ditësh, ndërsa priten goditje në të gjitha qarqet e vendit për të vendosur para drejtësisë personat që janë në listën e zezë të policisë së shtetit.

Ngjarja e djeshme

Rinard (Frederik) Tota (Tata) 50 vjeç, i arrestuar dje, akuzohet se kanë krijuar një rrjet prostitucioni që funksiononte në Shkodër, ku ai kishte rolin e kreut të grupit.

Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa ka ndërruar disa herë emrat ku njihej edhe si Rinard edhe si Frederik, ndërsa mbiemrin nga Tota e kishte kthyer në Tata, me synim që t’i shpëtonte policisë, për shkak se rezultonte i përfshirë edhe në vepra të tjera penale.

I dyshuari kishte në pronësi një ambient tre-katësh, i cili u sekuestrua në në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal dhe që dyshohej se ishte vatra e prostitucionit.

Gjatë operacionit policorë krahas Totës u arrestua edhe Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër; S.M., 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni;  A.M., 33 vjeçe, banuese në  Shkodër; A.Ll., 33 vjeçe banuese në Burrel; A.N.,  25 vjeçe, banuese në Lezhë; A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Ky operacion  u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor  me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit. Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “Tata”, në qytetin e Shkodrës.

Lidhur me këtë aktivitet hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambienteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”.

Next Post
Zhdukja e avokatit Muço, dalin detaje horror nga hetimet e italianëve

Shpresë në familjen Muço, të afërmit: Trupi pa kokë nuk është i Besnikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com