• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj nuk humb kohë, pasi largimit nga ministria e Brendshme, nis takimet elektorale në Tiranë

by Java News
23/05/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmir Xhafaj nuk humbet kohë. Menjëherë pas dorëzimit të detyrës së tij si Ministër I Brendshëm, duke u zëvendësuar nga kolonel Dritan Demiraj, Xhafaj i është rikthyer aktivitetit politik duke zhvilluar takime elektorale me banorët e Tiranës.

Deputeti i PS, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektuan punimet e kryera në ndërtimin e rrugës “Kajo Karafili” në Njësinë Administrative Nr. 10.

Ndonëse jetonin vetëm pak metra larg Sheshit Skënderbej, banorët e rrugës “Kajo Karafili” në Njësinë Administrative Nr. 10 përballeshin prej vitesh me baltën në dimër dhe pluhurin në verë, si pasojë e rrugës tërësisht të amortizuar e me gropa. Por, falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e sipërmarrjes private, rruga u ndërtua nga e para dhe ofron të gjitha standardet e nevojshme infrastrukturore.

Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia e Tiranës do të shfrytëzojë periudhën e verës për të investuar në të gjitha lagjet e Tiranës, përfshirë edhe ato të Njësisë Administrative Nr. 10. “Kemi nisur një sërë investimesh në Njësinë 10. Në shumicën e këtyre netëve, duke filluar nga qershori deri në shtator, do të jemi duke bërë investime, kryesisht asfaltime. Arsyeja pse zgjedhim periudhën e verës është sepse nuk ka shi, sepse moti është i ngrohtë, asfalti ngjit, ndaj kërkoj bashkëpunimin e të gjithë banorëve”, tha Veliaj. Ai shtoi se me financat modeste të bashkisë, dashamirësia e njerëzve që dhurojnë diçka për qytetin, si në rastin e rrugës “Kajo Karafili”, është diçka që nuk i ka munguar kurrë shqiptarëve.

Veliaj u kërkoi mirëkuptimin banorëve për çdo vështirësi që do të hasin gjatë kësaj periudhe, si pasojë e punimeve që do të kryhen në shumë zona të kryeqytetit. “Aktualisht po punojmë në disa rrugë, “Kajo Karafili” ishte një prej tyre, “Mujo Ulqinaku” është një rrugë tjetër. Kemi mbaruar bllokun te tregu çam, bllokun te Shallvaret, kemi mbaruar disa nga blloqet e njësisë, por periudha e majit, shtatorit është periudha ideale për shtrimin e asfaltit, ndaj u kërkoj të gjithë banorëve pak mirëkuptim. Të mundohemi të shfrytëzojmë maksimalisht kohën e mirë, por edhe kohën kur njerëzit largohen me pushime”, shtoi Veliaj.

Ai nënvizoi se një mënyrë e mirë për të përmisuar jetën në komunitet, sidomos në pallate dhe ambientet e përbashkëta, është edhe Fondi për Komunitetin. Ai theksoi se banorët që janë organizuar dhe kanë zgjedhur administratorin, duke nisur nga dita e sotme mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për meremetimet apo rikonstruksionin e pallatit.

“Sot është dita e parë e hapjes së aplikimeve për investimet në pallate dhe ashtu siç takuam këtu administratorin dhe i propozuam që sot të vijë me një aplikim ose për të veshur pallatin me kapotë, ose për një suva, ose për një bojë, ose për një rregullim tarrace apo çfarëdo lloj investimi, lulishtesh simpatike si kjo në sfond, Bashkia është gati të paguajë me 50%. Ndaj i bëj thirrje të gjithë administratorëve që të paraqiten në bashki. Nëse pallati nuk ka administrator, i ftoj banorët të zgjedhin administratorin, i cili është punëmbaruari i shumë halleve të atij komuniteti, që pastaj edhe Bashkia t’i përgjigjet financiarisht”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Që kjo nismë të ketë sukses, Veliaj theksoi se e rëndësishme është që banorët e pallatit të organizohen dhe të zgjedhin asamblenë dhe administratorin e pallatit. “Kërkohet që të bashkëpunojmë të gjithë. Mjafton të paraqiten 50% e banorëve dhe të zgjedhin bordin. Bordi punëson administratorin dhe mandej shërbimet kalojnë nga kryetari i Bashkisë, te administratori i njësisë, te ndërlidhësi i komunitetit dhe te administratori i pallatit. Ky është niveli kapilar i shërbimeve që ëndërrojmë”, përfundoi ai./a.ç

Next Post
Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës, akuzohet për pastrim parash

Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës, akuzohet për pastrim parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com