• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj në Holandë: Goditëm 9 banda, reformat nuk preken nga klima politike

by A R
23/05/2018 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimi i organizuar dhe lufta kundër korrupsionit ishin dy nga çështjet që ministrat Gjonaj dhe Xhafaj, ndanë  me Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Holandës, gjatë një seance dëgjimore.

Ministrja e Drejtësisë, Etila Gjonaj bëri me dije masat që qeveria shqiptare ka marrë për të forcuar luftën kundër korrupsionit, veçanërisht masat në nivel politikash dhe ndryshimet ligjore si dhe rezultatet e deritanishme në  gjykimin e zyrtarëve të lartë publikë të akuzuar për korrupsion.

Ndërsa kreu i Ministrisë së Brendshme ka përmendur operacionin “Forca e Ligjit” si një qasje ndërinstitucionale në luftën kundër krimit të organizuar, duke shtuar se deri më tani janë identifikuar grupet kriminale, është bërë profilizimi i tyre, asetet dhe lidhjet e tyre.

Ndër rezultatet kryesore të arritura deri tani, Xhafaj përmendi goditjen e 9 grupeve të rrezikshme kriminale si dhe vijimin e hetimeve për 5 grupe të tjera kriminale, operacione këto të kryera edhe me bashkëpunimin e Europol-it dhe vendeve të tjera të BE-së. Hetimet dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta u konsideruan nga Ministri si jetike në luftën kundër krimit të organizuar, i cili vepron tej kufijve të një shteti.

Një çështje tjetër në të cilën u ndal ministri Xhafaj ishte edhe vetingu në policinë e shtetit dhe lufta kundër terrorizmit.

Në pjesën e dytë të takimit, të dy Ministrat iu përgjigjen pyetjeve të parlamentarëve. Këta të fundit, ndër të tjera, shprehen interesin e tyre për të ditur më shumë mbi mënyrën se si do të realizohet procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, afatet kohore, shpërblimin financiar i gjyqtarëve dhe prokurorëve, impaktin që ky proces ka pasur në Gjykatën Kushtetuese.

Ministrja Gjonaj, në përgjigje të çështjeve të ngritura nga parlamentarët, u bëri me dije rezultatet e deritanishme të vetingut, si dhe besimin e saj që procesi i vetingut për 57 gjyqtarë dhe prokurorë të listës prioritare do të përfundojë shumë shpejt duke sjellë ngritjen e institucioneve të reja me kandidatë të vetuar.

Megjithatë, Ministrja u bëri me dije që ky proces nuk ka qenë pa vonesa për shkak të pengesave që janë krijuar në ngritjen e organeve të vetingut dhe fillimit të këtij procesi, përtej afateve të parashikuara në ligj.

Gjithashtu, Ministrja u bëri me dije që përfundimi shumë shpejt i procesit të vetingut për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe vlerësimi i kandidaturave për vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese do të zgjidhë çdo çështje që lidhet me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Më tej, Ministrat u bënë me dije deputetëve që duke filluar nga 1 janari i vitit 2019, hyjnë në fuqi pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve që garantojnë një shpërblim financiar të denjë për funksionin që ata ushtrojnë.

Qëndrueshmëria e reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në raport me procesin e integrimit në BE ishte një tjetër pyetje e parlamentarëve.

Në përgjigje të saj, Ministri Xhafaj i siguroi parlamentarët se procesi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria është i pakthyeshëm dhe jetik për vendin.

Çelja e negociatave për anëtarësim është padyshim inkurajim i forcave progresiste në Shqipëri për thellimin e këtyre reformave si dhe i jep shpresë të rinjve për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Ministri Xhafaj shprehu besimin e tij që ecuria e reformave, veçanërisht e asaj në drejtësi, nuk mund të ndikohet nga zhvillimet politike, duke shtuar se BE-ja është investuar fuqishëm në zhvillimin e tyre. Procesi i negocimit me BE-në do të sigurojë në të njëjtën kohë një mekanizëm efikas kontrolli dhe monitorimi të procesit të reformave në Shqipëri.

Kriminaliteti shqiptar në Holandë ishte një tjetër çështje e ngritur nga parlamentarët në këtë takim. Në përgjigje të saj, ministri Xhafaj u shpreh se ne e njohim këtë shqetësim dhe kemi gjithë vullnetin e duhur për ta adresuar atë.

Ministri u bëri atyre me dije se sipas statistikave zyrtare holandeze, në burgjet holandeze ndodhen vetëm 64 shtetas shqiptar, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen në paraburgim.

“Ne jemi të gatshëm të dërgojmë në Holandë grupe oficerësh policie, të cilët në bashkëpunim me kolegët e tyre holandezë të zhvillojnë analiza për situata konkrete që lidhen me kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm”, tha Xhafaj.

Në vijim, ai u bëri me dije parlamentarëve, se shumë shpejt, Shqipëria do të vendosë një oficer kontakti në Holandë, të dedikuar për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin me autoritetet policore holandeze.

Next Post
Meta: Marrëveshje për punësimin e të rinjve shqiptarë në Maltë

Meta: Marrëveshje për punësimin e të rinjve shqiptarë në Maltë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Trump largohet nga intervista gjatë përplasjes me gazetaren, ja pyetja që e nxori nga vetja presidentin e SHBA!

 Trump largohet nga intervista gjatë përplasjes me gazetaren, ja pyetja që e nxori nga vetja presidentin e SHBA!

June 8, 2026
Korçë/ Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person

Korçë/ Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person

June 8, 2026
Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

June 8, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

“Corriere della Sera”: Pse ngeci marrëveshja SHBA-Iran? ‘Dosja e Libanit’ dhe asetet e ngrira iraniane

June 8, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

June 8, 2026
Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

June 8, 2026
Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

June 8, 2026
Demokracia në thes

Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

June 8, 2026
“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

June 8, 2026
Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In