• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Më vjen keq që PD i prishi vizitën Metës në SHBA

by Aalison Pearse Stevens
27/07/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj tha se PD është njohur me pr/ligjin për vetingun që në datën 4 korrik dhe sipas tij, çdo pretendim se nuk ka kohë të mjaftueshme për tu njohur me ligjin është një gënjeshtër.

“I kam dërguar një njoftim anëtarëve të komisionit, por jo thjesht njoftim për mbledhje por dhe projektin, relacionin dhe shtojcat që shoqërojnë projektin. Ligji për vetingun është një nga 7 ligjet kryesore të paketë që shoqërojnë projektin kushtetues.  Eshtë një gënjeshtër nga të gjithë ata që kanë pretenduar se nuk kanë kohë për ta njohur ligjin. Ajo që është dërguar dje janë reflektimet që i janë bërë projektligji bazuar në ndryshimet e fundit kushtetuese. Kanë qenë në dijeni që në datën 4 korrik për përmbajtjen e këtij pr/ligji. Ky projekt ligj është i gatshëm për tu votuar dhe për të kaluar në seancë plenare.”- deklaroi Xhafaj.

Xhafaj deklaroi se qëndrimi i opozitës dhe ultimatumet e saj nga studiot televizive për 7 ligjet me ndryshimet kushtetuese që u dekretuan dje nga presidenti Nishani. Xhafaj, në mënyrë të tërthortë la të nënkuptohej se po tenton të prish konsensusin e arritur më 21-22 korrik, kur u miratuan edhe ndryshimet kushtetuese. Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimin e kryetarit të Kuvendit për të pezulluar takimet në SHBA dhe për të ardhur në Shqipëri për shkak të klimës politike, ku sipas tij po tentohet të prishet konsensusi i arritur mes palëve, Xhafaj tha se komentet e PD rendojnë klimën politike.

Nga ana tjetër Xhafaj shprehu keqardhje për mosprezencën e anëtarëve të opozitës në Komision.
“Nuk e di këtë por më vjen keq që PD i kanë ndërprerë zotit Meta vizitën. Janë shpallur nga Presidenti i Republikës, janë botuar sot në fletoren zyrtare, por çdo fuqi të ligjit duhet të jetë për datën kushtetuese. Duhet të ketë një rregull. Për tu bërë efektive kërkon 15 ditë kohë. Rëndësi ka vullneti për këtë proces. PD dhe komisionerët e saj duhet të kishin ardhur në komision dhe nuk do kishim situata të tilla paradoksale, siç është kjo telenovela që janë mësuar të shohin shqiptarët. 7 ligjet nuk u shkëputën. Ato janë të 7-ta ligjet dhe askush s’do e kishte menduar që koha e shkurtër, bëhet e pamundur që në 28 korrik të miratohen të 7-ta ligjet. Nëse opozita do kishte marrë pjesë në komision do ishte e lehtë, por nuk erdhi. Ligji për ‘Vetingun’ është ligji pararendës për reformën. Duhet të nis procesi i ‘Vettingut’ më pas duhet të nis puna. Që ky proces të filloj ndërkombëtarët do i duhet punë të zgjedhin prokurorët ndërkombëtar. Jam i shqetësuar nga deklarimet publike të PD të cilët e rëndojnë klimën politike, do ishte më mirë që ata ta përforcojnë këtë proces sesa të bëjnë deklarata. Zgjidhja më e mençur është që të ulen në komision për të ecur përpara.” theksoi Xhafaj.

I pyetur nëse ka dijeni që Meta ka lajmëruar, për këtë shkak, mbylljen para kohe të vizitës në SHBA, Xhafaj u përgjigje se “më vjen keq që Partia Demokratike ia prishi vizitën Metës”.

d.i.

Next Post

Obama: Putin mund të influencojë për fitoren e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In