• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Ja pse PS mund të përballojë çdo furtunë të brendshme apo përplasje me kundërshtarin

by A R
06/05/2025 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për deputet në listat e hapura të PS-së, njëkohësisht edhe ish-ministër i Brendshëm i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për fushatën politike të PS-së, zgjedhjet e 11 majit, futjen e tij në listat e hapura edhe përfshirën në këtë parti të gjeneratës së re. Xhafaj u shpreh se është momenti i duhur për të bërë ndryshimin e gjeneratave, të ndryshojë skena politike e 30 viteve të fundit.

“Listat e hapura

Çdolloj gare e hapur është më mirë. Kjo është një zgjidhje e ndërmjetme. Por gjithsesi është pak më e mirë se të ishte fare e mbyllur dhe si ishte në 2021-shin sepse ka një rreth shumë të madh njerëzish që garojnë. Në thelb çdolloj gare e hapur që ballafaqon me elektoratin dhe që është interesuar për më shumë komunikim dhe angazhim, është një gjë pozitive. Është garë e hapur që lufton për çdo votë.

Familja e madhe e PS-së

Unë kam jetuar mes dy familjeve, familjes biologjike dhe familjes politike, PS-së. Kjo e dyta më ka marrë më shumë kohë se e para, por ia ka vlejtur dhe jam shumë krenar për faktin që kam qenë pjesë e familjes politike socialiste. Unë e fillova dhe do ta mbyll si një socialist i vërtetë, si socialist me zemër.

Familja politike është edhe si familje biologjike. Aty duhet të jetojnë dhe bashkëveprojnë të gjitha gjeneratat. Duhet të ketë hapësirë për të gjitha brezat. Besoj fort që nëse ka një gjë që e mban gjallë PS-në, duke qenë një forcë aktive, është fakti se janë të katërt breza të përfshirë. PS-ja i ka të katra gjeneratat dhe ky është jo vetëm fat, por një pikë e fortë. Sa kohë të jetë kjo ndërthurje, PS-ja do t’i mbijetojë çdolloj furtune të brendshme, apo përplasjeje të ashpër me kundërshtarin. Një forcë politike që do të qëndrojë në pushtet dhe do të jetë e pëlqyeshme nga njerëzit, e ka të nevojshme edhe përvojën, edhe pjekurinë që të krijojë stabilitet, por ka nevojë edhe për të rinjtë bashkë me energjinë dhe mendësinë që ata sjellin.
Mendoj që është momenti më i përshtatshëm për të bërë edhe ndryshimin e gjeneratave. Ka një mospërputhje midis faktit që ne kemi një pjesë të lidershipit në politikë që është shumë i vjetër, gati prej 30 vitesh në skenën politike dhe një gjenerate të re që i përket bashkimit evropian dhe ka nevojë që të rritet dhe të fuqizohet.
Ky ishte hapi i parë dhe kjo lloj formule e mundësonte përfshirjen e të rinjve në politikë. Cilësia është shumë e rëndësishme dhe kjo patjetër do diskutuar. Se sa të zotë janë ata që vijnë nga gjenerata e re. Unë mendoj që do të ishte pozitive që ta kenë bërë dhe ushtarin para se të bëjnë gjeneralin. Ndryshe janë meteorë që bien shpejt.”, tha Xhafaj

Next Post
Nga pagat e pensionet te bonusi i bebes, Rama nga Librazhdi: Më 11 maj duhet të na bashkoheni

Nga pagat e pensionet te bonusi i bebes, Rama nga Librazhdi: Më 11 maj duhet të na bashkoheni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

September 6, 2026
Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

September 6, 2026
Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

September 6, 2026
Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

September 6, 2026
Mes emocioneve dhe polemikave, rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

Mes emocioneve dhe polemikave, rikthehet pas 14 vitesh Festivali i Filmit Shqiptar

September 6, 2026
Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

September 6, 2026
“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

September 6, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura të larta dhe bizneset marrin kredi

September 6, 2026
Detaje/ Grabitësi në zyrat e “Tokës” dyshohet se mori dy dosjet e fshatit turistik, Dhërmi

Turizmi shqiptar, Topuzi: Rritje e vizitorëve, por sfidë mbeten informaliteti, transporti publik dhe menaxhimi i mbetjeve

September 6, 2026
“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com