• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj i shkruan Llallës: Mos akuzo policinë, jep fakte e prova për shkeljet!

by A R
24/04/2017 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas deklaratave të Kryeprokurorit Adriatik Llalla se “asgjësimi i kanabisit të kapur nga policia është bërë pa praninë e prokurorëve”. Këtë deklaratë ai e dha pas një takimi me Minsitrin e Drejtësisë Petrit Vasili.

Ministri Xhafaj shpreh habinë e tij në lidhje me këtë deklaratë të kryeprokurorit, teksa thotë se në takimin që ka pasur me këtë të fundit, nuk i ka përmendur asnjë fjalë në lidhje me një shqetësim të tillë. Po ashtu, Xhafaj thotë se edhe në raportet e hartuara nga vet prokuroria nuk e gjen të artikuluar në asnjë rresht këtë akuzë.

Letra:

I nderuar Zoti Prokuror i Përgjithshëm!

Ndjek me vëmendje çdo qëndrim publik të Institucionit që Ju drejtoni, pse konsideroj tejet të ndërlidhur punën dhe suksesin e Prokurorisë me atë të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në detyrën e re të Ministrit të Punëve të Brendshëm, kam realizuar takimin tim të parë institucional me Ju, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit, thjeshtimin e raportit përkatës dhe dëgjuar tërësinë e problemeve e çështjeve të përbashkëta që Ju shqetësojnë.

Komunikimi më i fundit publik i Juaji, përkatësisht gjatë  takimit në prezencë të medias e drejtuesëve të hallkave të ndryshme të Prokurorisë, me Ministrin e Drejtësisë zotin Vasili, përmbante një shqetësim Tuajin për mospërfshirje totale të Prokurorëve në mënyrën sesi administrohen, sekuestrohen dhe asgjësohen lëndët narkotike!

Ky fakt nëse mbetet i provueshëm dhe i vërtetë, së pari më bën përshtypje se përse nuk u diskutua në takimin e përbashkët e nuk gjen asnjë gjurmë të ndonjë komunikimi zyrtar të mëparshëm mes dy Institucioneve! Gjithsesi, për të qenë sa më korrekt në këtë reagim i’u referova edhe dy raporteve tuaja për gjendjen e kriminalitetit, të paraqitura në vitin 2016 dhe në fillim të këtij viti në Kuvendin e Shqipërisë dhe në të gjitha faqet e atyre raporteve, që shpjegojnë shumë detaje, nuk gjendet asnjë rresht i vetëm lidhur me këtë akuzë të artikuluar publikisht nga Ju disa ditë pasi keni paraqitur raportin tuaj në Kuvend!!!

Deklarata juaj e përcjell në këtë mënyrë çmoj se cënon frymën  pozitive të besimit dhe bashkërendimit të punës, që ne kemi diskutuar e jemi dakortësuar të kultivojmë në punën e përbashkët të prokurorëve edhe strukturave të policisë gjyqësore, në përpjekjet e përditshme për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike.

Së dyti, duke njohur detyrimet proceduriale penale si dhe të akteve të tjera ligjore që disiplinojnë qartazi mënyrën e dokumentimit, administrimit dhe ruajtjes së sendeve dhe provave të sekuestruara në kuadër të një procesi penal, çmoj t’Ju them se, roli i Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe ai i Prokurorit, jo vetëm që lidhen organikisht mes tyre, por ndërvaren plotësisht me natyrshëm, përcaktim të autoritetit superior, atij të Prokurorit.

Në këtë aspekt, edhe procedura e asgjesimit të lëndëve narkotike me djegie është po kaq e qartë, ku prezenca e Prokurorit është e domosdoshme, dokumentimi i saj i përhershëm e me nënshkrim të të gjithë pjesëmarrësve.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, ai i Gjykatës, Eksperti i Institutit të Policisë Shkencore, Specialisti i Hetimit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të gjithë këta nën kryesinë e Prokurorit, përbëjnë grupin e domosdoshëm të punës që në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, Ligjit për Policinë e Shtetit, Ligjit për Parandalimin dhe Luftën ndaj Trafikut të Substancave Narkotike dhe Psikotrope, si dhe udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendshme, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministit të Shëndetësisë, realizojnë sa më lart.

Shkeljet e pretenduara prej Jush publikisht, për më tepër si tërësi praktike, kalojnë cakun e përgjegjësisë administrative.

Mirëpres nga ana juaj të evidentoni shkeljet konkrete dhe personat përgjegjës në rradhët e Policisë së Shtetit. Duke njohur përgjegjësitë për institucionin që unë drejtoj jam i gatshëm të ndëshkoj cdo shkelje të ligjit në rradhët e tij. Jam i sigurt, referuar shqetësimit publik që Ju ngritët, se të njëjtën gjë do të bëni edhe Ju edhe për drejtuesit e prokurorive përkatëse që kanë lejuar situata të tilla paligjshmërie.

Për sa më sipër, duke Ju siguruar për veprimin tim të menjëhershëm deri në kufijtë që më lejon ligji, në ndëshkim të çdo rasti në mënyrë të shëmbullt, pres prej Jush krahas informacionit zyrtar që dispononi, edhe përmbushjen e detyrës Suaj proceduese penale, ndaj secilit individ që i provohet shkelja.

Unë besoj fort se prokurorët e ndershëm në rradhët e prokurorisë, në reflektim edhe të frymës së ndryshimeve të reja kushtetuese do të jenë të pandikuar nga emocionet dhe interesat e politikës së ditës.

Shpresoj, që së bashku të punojmë për të ndërtuar një frymë dhe marrëdhënie të re bashkëpunimi institucionale në shërbim të zbatimit të kushtetutës e ligjit, në interes të qytetarëve.

Për transparencë me opinionin dhe reciprocitet të përzgjedhjes së diskutimit të çështjes, kjo kërkesë Ju përcillet po aq publikisht.

Me konsideratë

Ministri i Punëve të Brendshme

Fatmir XHAFAJ

Next Post
FOTO/Shtrohet rruga tek Liqeni i Thatë, Veliaj: S’merremi me llafe kur ka kaq shumë punë

FOTO/Shtrohet rruga tek Liqeni i Thatë, Veliaj: S'merremi me llafe kur ka kaq shumë punë

Comments 4

  1. Ramiz Alia says:
    9 years ago

    Zoti Prokuror I Pergjithshem jeni ne kete detyre qe prej 2012, tani u kujtuat te beni deklrarat për kanabisin kur në kohën e emerimit tuaj lulezonte Lazarati. Mire qe nuk po ndihmoni policinë por të pakten mos pengoni.

    Reply
  2. Miri says:
    9 years ago

    Unë jam student I Fakultetit te Drejtesis në vitin e 3 dhe e di që provat materiale asgjësohen me vendim të gjykates dhe I ngarkohen prokurorit të cështjes. Tani e vetmja gjë që nuk kuptoj është kush mund të përjashtoj prokurorë t kur ata kan cështjen ne ngarkim?? Nqs e përjashtojn prokurorin nga asgjësimi I provave materiale, a nuk është prokurori duke shpërdoruar detyrën??

    Reply
  3. Nini says:
    9 years ago

    Zoti Llala je Prokuror I Përgjithshëm, duhet te flasësh mbi bazën e provave dhe fakteve. Nqs ke prova edhe fakte duhet te nisësh hetimet kryesisht (me aq sa mar vesh nga ligjet). Per pozicionin që ke nuk të shkojn këto deklarata në media.

    Reply
  4. Ani says:
    9 years ago

    Unë mendoj se duhet të mereni me instiucionin që përfaqesoni zoti Prokuror I Pergjithshëm. Keni mijëra raste kur prokuroret tuaj vendosin mos fillim te procedimit penal ose pushim te hetimit sepse nuk keni “prova” te mjaftueshme. E keni kthyer Prokurorin ne nje institucion qe po fut uje cdo dite e me shum duke u fundosur në llumin e korrupsionit.

    Reply

Leave a Reply to Miri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bomba e Adriana Kalasë: Irena Gjoka u qëllua me pistoletë në sallën e gjyqit në Fier

Bomba e Adriana Kalasë: Irena Gjoka u qëllua me pistoletë në sallën e gjyqit në Fier

January 21, 2026
Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In