• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj i ftuar në Berlin, deputetët gjermanë: Djegia e mandateve cenon interesat europiane

by A R
22/03/2019 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputeti Fatmir Xhafaj, ish-kryetar i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi ishte i ftuar në Berlin t֝ë Gjermanisë për të ndarë me kolegët e tij gjermanë përvojën dhe eksperiencën shqiptare si dhe sfidat me të cilat përballen vendi ynë në implementimin e saj. Deputeti Xhafaj ishte folësi kryesor në eventin me temë “Quo Vadis, Albania” / Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Evropian – Sfidat politike dhe ndikimet në reformën në drejtësi” ku merrnin pjesë deputetë të njohur të CDU, CSU dhe SPD të koalicionit qeverisës, ish-ambasadorë të Gjermanisë në Shqipëri si dhe drejtues të disa organizatave të njohura të shoqërisë civile.
Gjithashtu të ftuar si folës në këtë event merrnin pjesë edhe Zëvendësministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe Drejtori Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi. Në fjalën e tij, deputeti Xhafaj bëri një prezantim të reformës më të rëndësishme të ndërmarrë nga Shqipëria në këto 30 vjet, sikurse është Reforma në Drejtësi ku i njohu të pranishmit me rëndësinë e këtij procesi, parimet, mbështetja dhe kundërshtitë ndaj saj. Një theksi i veçantë iu kushtua risive që kjo reformë e thellë sjell në sistemin e drejtësisë dhe në shoqërinë shqiptare si dhe rolin e faktorit ndërkombëtar në këtë proces e posaçërisht të Gjermanisë, si një prej vendeve që e kanë mbështetur këtë reformë që në hapat e para. Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve gjermanë, Xhafaj komentoi dhe zhvillimet aktuale në vendin tonë, ecurinë e deritanishme dhe pritshmëritë nga zbatimi i reformës në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj. Interes të veçantë, deputetët gjermanë treguan lidhur me situatën aktuale politike në Shqipëri, lidhjen ndërmjet saj dhe Reformës në Drejtësi dhe efektet negative qe mund të krijojnë këto zhvillime në zbatimin e reformës, ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja e sidomos SPAK dhe GjK.
Dr.Daniela De Ridder zv.Kryetare e Komisionit të jashtëm në Bundestag e vlerësoi Reformën në Drejtësi si një hap të guximshëm politik e kushtetues të ndërmarrë nga Shqipëria. Ajo e cilësoi këtë proces si një hap kyç që i mundëson Shqipërisë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Deputeti i CDU z.Johannes Selle vlerësoi aftësinë e palës shqiptare për ndërmarrjen e një nisme të tillë, çka përbën një model edhe për vendet e tjera. Z.Selle konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për hapjen e negociatave në qershor. Dr. Elke Leonhard, Eksperte e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë dhe njëkohësisht Presidente nderi e Shoqërisë Parlamentare në Parlamentin gjerman u shpreh:
“Konferenca gjermano-shqiptare i shërbeu stabilizimit të marrëdhënieve bilaterale dhe pati një nivel të lartë për sa i takon përmbajtjes së saj. Kjo konferencë ishte gjithashtu shumë e vyer për nga ana njerëzore”. Në event dhe në takimet e tjera të zhvilluara me deputetë të Bundestagut, një vëmendje e posaçme mori edhe situate aktuale politike në Shqipëri, veçanërisht akti i paprecedentë i deputetëve të opozitës. Deputetët gjermanë theksuan se ky akt shkon në kundërshti me parimet e demokracisë parlamentare dhe cenon interesat europiane të qytetarëve shqiptarë.
/a.r
Next Post
45 vite burg për maqedonasit që luftuan krah ISIS

45 vite burg për maqedonasit që luftuan krah ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

August 11, 2026
Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

August 11, 2026
VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

August 11, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i pajetë në banesë trupi i të moshuarit në Pogradec, ja për çfarë dyshohet! Jetonte i vetëm, djali i tij…

August 11, 2026
OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

August 11, 2026
Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

August 11, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

August 11, 2026
Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

August 11, 2026
VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

August 11, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com