• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj flet nga Korça: Ngarkesë nga Vettingu? Është spekulim i qëllimshëm

by A R
01/05/2018 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbajtur në Korçë Forumi Qytetar për Siguri Publike, një format i llogaridhënies së Policisë përballë qytetarëve, ndërkohë që pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga banorët e Korçës iu përgjigjën drejtuesit e Policisë dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Ju korçarët jeni nga më të shëtiturit që në origjinë dhe e dini shumë mirë se si kanë funksionuar dhe si funksionojnë disa gjëra jashtë nesh. E dini shumë mirë marrëdhënien që njerëzit kanë me policinë. Fakti që vetë qytetarët vendosen në ruajtje të qetësisë, të rendit, praktika të kësaj natyre, si kjo që ne po duam të ndërtojmë, janë të zakonshme në vendet e BE-së”, nënvizoi ministri.

Duke u ndaluar tek lufta kundër krimit të organizuar, ai theksoi se shumë çështje nën hetim kanë avancuar.

“Krimi i organizuar cënon sigurinë kombëtare, pronën dhe jetën, cënon, pengon zhvillimin ekonomik, jetën sociale të shoqërisë edhe imazhin e vendit. Ne jemi fort të angazhuar. Kemi ndërmarrë një operacion shumë konkret, operacionin “Forca e Ligjit”. Kemi evidentuar grupet kriminale që veprojnë në territor, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Kemi goditur një pjesë të tyre. Kemi një sërë hetimesh të rëndësishme me Task Forcat që janë në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të goditur shumë shpejt një pjesë të këtyre grupeve kriminale”, u shpreh ministri Xhafaj.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për procesin e Vetting-ut, ministri tha se në radhët e Policisë së Shtetit ka një shumicë dërrmuese, burra dhe gra, djem dhe vajza të pakorruptuar, të ndershëm, të përkushtuar, të përgjegjshëm, që nuk janë thjesht për një punë të zakonshme, por janë në një shërbim të veçantë, ndaj vendit dhe qytetarëve.

“Besimi tek polici është i rëndësishëm, se është besimi te shteti. Po a është ky një proces që e dëmton policinë? Jo, unë nuk besoj. Besoj fort që e ndihmon Policinë.

Pjesa tjetër që është folur për një ngarkesë etj., është e gjitha një spekulim. Është një spekulim i qëllimshëm. E para, sepse ne e kemi ndërtuar këtë proces që të jetë sa më i lehtë dhe i mbështetur nga pikëpamja e trajnimit, e asistencës. E dyta, sepse ne e kemi lehtësuar nga të gjitha llojet e detyrimeve që kanë për të mbledhur dokumente pa fund.

Këto Agjenci të rëndësishme ligjzbatuese si Policia, Prokuroria e Gjykata që jep drejtësi, nëse janë misione të ndershme e të afta profesionalisht, nuk korruptohen nga politika dhe zyrtarët e shtetit. Dhe kjo është pikërisht ajo që do çojë në pritshmërinë e lartë për t’u dhënë më pas ndëshkimin e duhur gjithë zyrtarëve që kanë abuzuar me pushtetin – ose siç i quani ndryshe ju me të drejtë ‘peshqit e mëdhenj’. Sepse që ‘peshku i madh” të përfundojë aty ku duhet, duhet të ketë rrjetë, dhe rrjeta janë Policia – Prokuroria – Gjykata. Pa këto të treja nuk është e mundur. Pasi nëse njëra prej tyre nuk funksionon, nuk funksionon i gjithë sistemi”, tha Xhafaj.

Forumet Qytetare për Siguri janë mbajtur më herët në Elbasan, Dibër, Fier e Berat. Dhe pas 12 qarqeve llogaridhënia e policisë do të shtrihet në javët e ardhshme në 61 bashkitë në vend.

/b.d

Next Post
Futboll/ Shkëlzen Gashi akuzon hapur Canën: Nuk e mbajti fjalën

Futboll/ Shkëlzen Gashi akuzon hapur Canën: Nuk e mbajti fjalën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Çfarë do të nënkuptonte Xhandarmëria për sigurinë në veri?

Kosovë/ Çfarë do të nënkuptonte Xhandarmëria për sigurinë në veri?

May 20, 2026
“Nuk kam marrë kurrë bursë për në Harvard”, Rama për “Kathimerini”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm me pakicën greke!

Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

May 20, 2026
“Tendencat hegjemonike po përhapen” Xi sulmon Trump në prani të Putin

“Tendencat hegjemonike po përhapen” Xi sulmon Trump në prani të Putin

May 20, 2026
Rokadë mes Malajt dhe Meidanit pas protestës në Shkup? MEPJ: Hamendësime pa asnjë bazë…

Rokadë mes Malajt dhe Meidanit pas protestës në Shkup? MEPJ: Hamendësime pa asnjë bazë…

May 20, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha

May 20, 2026
Goditje të tjera nga zbërthimi i bisedave në SKY & Enchro Chat? Lamallari: Çështje kohe

Operacioni në Sarandë ku u arrestuan drejtues e punonjës policie, Lamallari: Mbrojtja e territorit, prioritet

May 20, 2026
Sërish në tryezën e të enjtes? COELA ende pa vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë

Sërish në tryezën e të enjtes? COELA ende pa vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë

May 20, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident me pasojë vdekje në aksin Thumanë-Laç, arrestohet shoferi 20-vjeçar

May 20, 2026
DETAJE/ Masat për sezonin veror: Patrullime 12-orëshe në pikat turistike. Sportele e-Gates për Durrësin dhe Sarandën

DETAJE/ Masat për sezonin veror: Patrullime 12-orëshe në pikat turistike. Sportele e-Gates për Durrësin dhe Sarandën

May 20, 2026
Jonathan Antic… Kush është trashëgimtari ‘fatal’ i Mango-s, i arrestuar për vdekjen e babait të tij?

Jonathan Antic… Kush është trashëgimtari ‘fatal’ i Mango-s, i arrestuar për vdekjen e babait të tij?

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In