• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Do t’i japim fund punës së detyruar, skllavërisë moderne e trafikimit të qenieve njerëzore

by Java News
29/06/2018 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i pranishëm sot në aktivitetin “Thirrja për veprim – Bashkë kundër skllavërisë moderne dhe trafikimit të personave”, organizuar nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë.

Gjatë fjalës që mbajti në këtë aktivitet Xhafaj tha se nisma “Thirrja për veprim”, e cila ka në fokus një synim madhor, përpjekjen për t’i dhënë fund punës së detyruar, skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Më tej Xhafaj tha se çështjet e luftës kundër trafikimit të personave, punës së detyruar, skllavërisë moderne, vazhdojnë të përbëjnë një nga sfidat kyçe të Qeverisë shqiptare, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe gjithë strukturave të tjera, me detyra dhe përgjegjësi të drejtpërdrejta  në këtë drejtim.

Fjala e plotë e Xhafajt:

Të nderuar pjesëmarrës, 
kam kënaqësinë sot që edhe në prezencë të Ambasadorit Norman, një mik shumë i mirë i vendit tonë, të deklaroi se Ministria e Brendshme tashmë ka përqafuar nismën “Thirrja për veprim”, e cila ka në fokus një synim madhor, përpjekjen për t’i dhënë fund punës së detyruar, skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore.  

Çështjet e luftës kundër trafikimit të personave, punës së detyruar, skllavërisë moderne, vazhdojnë të përbëjnë një nga sfidat kyçe të Qeverisë shqiptare, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe gjithë strukturave të tjera, me detyra dhe përgjegjësi të drejtpërdrejta  në këtë drejtim.  E vërtetë, teksa shqipton fjalën “skllavëri”, tingëllon pak anakronike kjo, sepse më shumë se 150 vjet më parë, shumica e vendeve në botë, e kanë zhdukur këtë fenomen, në kuptimin dhe format e asaj kohe, por edhe sot sipas statistikave zyrtare të organizatave ndërkombëtare, miliona njerëz në të gjithë botën jetojnë në kushtet e skllavërisë moderne . 

Është përgjegjësia jonë e përbashkët për trajtimin, reagimin dhe angazhimin ndaj fenomeneve të tilla të papranueshme për shoqëritë demokratike dhe shtetin e së drejtës. Është koha për më shumë fokus në çështje të tilla, për vullnete dhe strategji më të qarta, por mbi të gjitha për përgjegjësi dhe veprime konkrete për investigimin dhe ndëshkimin e dukurive të tilla. Ka nevojë gjithashtu për më shumë bashkëveprim midis institucioneve shtetërore, por edhe midis tyre dhe të organizatave  të shoqërisë civile, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në këtë fushë dhe disa prej tyre që i shoh prezente edhe në këtë sallë, kanë bërë një punë shumë të mirë në këtë fushë. 

Natyrisht është mirë, kur punohet për projekte që japin rezultate konkrete, dhe jo për projekte që kthehen si qëllim në vetvete, për të prodhuar dokumente për projektin e radhës, siç ka ndodhur me disa raste.

Më lejoni të përfitoj nga ky rast, për të shprehur vlerësimin dhe konsideratën time më të lartë për mundësinë e organizimit të këtij aktiviteti, mbi këtë çështje kaq sensitive dhe me ndjeshmëri të lartë institucionale dhe shoqërore siç është trafikimi i personave, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Republikës së Shqipërisë  dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe çdo institucioni shtetëror dhe partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë  që mbështesin përpjekjet tona për të luftuar këtë fenomen dhe  për të mbrojtur atë kategori personash që kanë rënë apo mund të bien pre e tij. 

Qeveria shqiptare e ka vendosur luftën kundër trafikimit të personave si një nga prioritetet e saj, duke e fokusuar këtë luftë jo vetëm në goditjen e veprimtarisë kriminale, por edhe në bashkërendimin e forcës për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Realizimi i këtij prioriteti nuk mund të përmbushet nga një qeveri apo shtet i vetëm pa forcimin dhe bashkëpunimin në nivel kombëtar dhe atë rajonal. Është përgjegjësia e gjithësecilit prej ne për të marrë hapat e duhur për asgjësimin e këtij fenomeni, për të ndërmarrë hapat e duhura se për hir së të vërtetës edhe ne si qeveri edhe të gjithë aktorët e tjerë kanë ende shumë në këtë aspekt. 

Shqipëria i bashkohet përpjekjeve globale në luftën kundër trafikimit tashmë dhe duke përkrahur dhe u bërë pjesë e iniciativës së Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar znj.Thereza May, “Thirrje për veprim”, një ish-ministre e Brendshme shumë e suksesshme britanike për t’i dhënë fund punës së detyruar, skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Shpreh bindjen se ky angazhim i yni përbën një hap tjetër me rëndësi në angazhimin tonë për eleminimin e fenomeneve negative, si dhe për nxitjen e ndryshimeve në nivel global. 

Nga ana e Ministrisë së Brendshme janë ndërmarrë një sërë hapash të fokusuar në parandalimin si të qenieve njerëzore ashtu dhe të emigrimit në mënyrë të parregullt në jo pak raste, mbart me vete rrisqe që lidhen me shfrytëzimin apo trafikimin, duke marrë në konsideratë edhe faktin që sot çështjet e migrimit të parregullt në situatën aktuale janë çështje shumë të ndjeshme për rajonin dhe posaçërisht dhe për vendin tonë. 

Janë ndërmarrë një sërë fushatash imponuese në të gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim dhe me partnerë për sensibilizimin e komunitetit në lidhje me parandalimin e trafikimit, identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave, dhe parandalimin e emigracionit të parregullt duke i informuar në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që kanë shtetasit shqiptarë kur udhëtojnë drejt vendeve të zonës Shengen, si dhe risqeve që mund të shoqërojnë emigrimin e parregullt të tyre. 

Për të pasur një veprim të koordinuar ndaj luftës kundër trafikimit të personave është hartuar dhe pritet të miratohet “Plani Kombëtar i Veprimit 2018 – 2020”, i cili ka kaluar një proces të gjatë konsultimi me të gjithë aktorët anti-trafikim kombëtar dhe ndërkombëtar. 

Gjithsesi ne jemi të gatshëm, nëse Shoqëria Civile mendon se ka ende hapësirë për ta diskutuar dhe për të debatuar rreth këtij Plani Kombëtar Veprimi, kemi ende kohë për ta bërë këtë gjë ashtu siç është më e mira, në funksion për të pasur jo një plan në letër, por një plan në veprim.

Ky plan parashikon në mënyrë të integruar dhe me afate të përcaktuara përgjegjësitë, objektivat strategjik dhe veprimet konkrete për të gjitha institucionet publike të angazhuara në këtë fushë. Ai merr në konsideratë detyrimet e posaçme që ka shteti në lidhje me mbrojtjen e të drejtave, veçanërisht të fëmijëve duke u kthyer në udhë-rrëfyesin institucional për të konkretizuar vizonin tonë të përbashkët për të minimizuar fenomenin dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Një fokus i veçantë i është kushtuar edhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si me nënshkrimin e protokollit të përbashkëta të bashkëpunimit, ashtu edhe në hartimin e planeve të përbashkëta të punës për goditjen e këtij fenomeni.

Shqipëria ka ratifikuar dokumentet e nevojshëm në këtë kuadër të Këshillit të Europës dhe OKB-së, duke u bërë madje pjesë e axhendës 2010 të kësaj të fundit. Në planin rajonal është nënshkruar deklarata e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit rajonal për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore nëpërmjet Ministrave të Brendshëm të Europës Jug-lindore dhe rrjetit të Koordinatorëve Kombëtarë të tyre.

Në planin dypalësh, në kuadër të memorandumit të nënshkruar midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, në përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe të kthimit vullnetar të asistuar të viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, Shqipëria në bashkëpunim me homologët britanik dhe me mbështetjen e ambasadës britanike këtu në Tiranë, po ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e saj, për të cilin jam shumë i sigurt se do t’i shërbejë forcimit të mbrojtjes së viktimave të trafikimit.

Sot në Britaninë e Madhe ka një numër shtetas shqiptar të rritur dhe të mitur kryesisht, që janë referuar pranë mekanizmit kombëtar të referimit atje, si viktima të mundshme të trafikimit. Institucionalizimi i bashkëpunimit tonë do t’i japë mundësi identifikimit dhe referimit të drejtë të tyre dhe angazhimit të përbashkët për t’i marrë në mbrojtje ata, veçanërisht fëmijët dhe për t’i vendosur përpara drejtësisë trafikantët. 

Më lejoni dhe një herë që në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë shqiptare të përshëndes inciativën e ndërmarrë nga Kryeministrja britanike dhe për të shprehur vullnetin dhe gadishmërinë për konsolidimin e bashkëpunimit me Ju, dhe dëshiroj të ritheksoj përkushtimin tonë për të vazhduar luftën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe adresimin e çështjeve që shtrohen në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës. 

Ne jemi tërësisht të angazhuar për të garantuar të drejtat që i takojnë shtetasve qofshin këta shqiptarë apo të huaj, në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe sidomos të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, sipas ligjeve kombëtare dhe instrumenteve ndërkombëtare ku Shqipëria është palë.
Faleminderit!

a.ç

Next Post
Emri ‘Maqedonia Veriore’ përballë deputetëve më 5 e 6 korrik

Emri ‘Maqedonia Veriore’ përballë deputetëve më 5 e 6 korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In