• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Djegie mandatesh nga opozita? Janë rritur shumë temperaturat kohët e fundit

by A R
22/06/2016 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi ka vijuar sot diskutimin për shqyrtimin e projektligjit “Për Gjykatën Kushtetuese”, në kuadër të paketës ligjore që parashikon ndërhyrje në 7 ligje, me qëllimin për t’i bërë të zbatueshme ndryshimet në Kushtetutë.

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj bëri të ditur se mbeten ende tre-katër nene të hapura.

“Ditën e premte do t’i rishohim edhe këto nene për ta përmbyllur të gjithë projektligjin për Gjykatën Kushtetuese.”- deklaroi Xhafaj.

Sakaq, opozita mungonte dhe në mbledhjen e së hënës, pasi kundërshtoi nisjen e këtij procesi, përsa kohë palët janë në negociata dhe nuk kanë gjetur mirëkuptim për pikën e vetme të paketës kushtetuese, atë të formulës së votimit të emërimeve nga ana e parlamentit të disa anëtarëve të institucioneve të drejtësisë.

Sot në komision, drafti për Kushtetuesen është paraqitur nga relatori i çështjes. Çështja kryesore e këtij projekti lidhet me zgjedhjen e anëtarëve të këtij institucioni, duke parashikuar një formulë të re.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, 3 prej tyre emërohen nga Presidenti i Republikës, 3 anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa 3 të tjerë nga Gjykata e Lartë.

Institucioni i ri që krijohet nga reforma në drejtësi është Këshilli i Emërimeve, i cili, për të 9 anëtarët e Kushtetueses, pavarësisht se cili autoritet i zgjedh, bën renditjen e kandidatëve, sipas meritave të tyre, ndërsa Presidenti, parlamenti apo Gjykata e Lartë janë të detyruar të zgjedhin ndërmjet 3 kandidaturave që janë renditur të parat.

Prononcimi i plotë:

Cilat janë këto nene z. Xhafaj?

Janë nene që kanë të bëjnë kryesisht me vendimmarrjen  e Gjykatës Kushtetuese. Për shembull sot ka një diskutim të madh nëse bashkë me shpalljen e diapozitivit, a duhet të  shpallet vendimi i arsyetuar apo jo? Ose nenet që kanë të bëjnë me këshilltarët sesi do të jetë statusi i këshilltarëve ligjorë dhe sesi ata do të jenë në funksion të efikasitetit të punës së Gjykatës Kushtetuese dhe një sërë dispozitash të tjera të kësaj natyre.

Mungesa e miratimit në tërësi të projektligjit i referohet këtyre neneve që thatë ju dhe jo mundësisë që PD t’i rikthehet diskutimeve dhe ajo të japë sugjerimet e saj?

Ne jemi në procesin e gjykimit të debatit për ligjin. Kemi votuar ligjin në parim. Kemi shqyrtuar dhe miratuar nen për nen, ashtu si kundër ka ndodhur në çdo proces tjetër që bëhet edhe në Komisionin e Ligjeve. Rregullat janë të ngjashme edhe për Komisionin e Posaçëm. Për dispozitat që kanë nevojë që të rishihen, të ripunohen apo të ritrajtohen lëmë kohën e mjaftueshme.

Nga ana tjetër është një praktikë, siç jua thashë, e njohur edhe për faktin se jeni gazetarë të atashuar pranë Komisionit të Ligjeve, që kur ka ligje të kësaj natyre që janë delikate, ligje voluminoze apo ligje që kanë efekte të rëndësishme, ne lëmë një kohë ndërmjet kalimit nen për nen dhe votimit në tërësi në mënyrë që të zbardhet ligji, të shikohet teksti i integruar për të parë edhe deputetët nëse janë reflektuar nen për nen apo jo kërkesat e tyre.

Çfarë përmban dhe çfarë është ndryshuar konkretisht ligji për Gjykatën Kushtetuese?

 Ligjin për Gjykatën Kushtetuese e keni në website e Kuvendit. Mund ta merrni ligjin e plotë së bashku me relacionin shoqërues dhe mund ta shikonin se cilat janë risitë që sjellë ky projektligj.

Gjithsesi shërbimet e Kuvendit që merren me marrëdhëniet me publikun do të vënë në dispozicion edhe relacionin e paraqitur nga relatori z. Manja.

PD thotë se diskutimi që ju po bëni së bashku me ekspertët ka një vlerë zero dhe ka paralajmëruar një djegie të Kuvendit referuar këtyre diskutimeve dhe dërgimit në Kuvendin e Shqipërisë të afatit brenda 15 korrikut për të miratuar ndryshimet Kushtetuese dhe paketën e emergjencës. A keni një përgjigje për këtë?

 Janë rritur shumë temperaturat  kohët e fundit dhe mund të dëgjosh lloj- lloj çudirash për djegie, për shkatërrim . Besoj se është thjesht efekti i temperaturave të larta.

Është thirrur sot pasdite dhe një mbledhje e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe përsa kemi mësuar ka të bëjë me Reformën në Drejtësi. A mund të  sqaroni se çfarë pritet ?

Këshilli i Rregullores është thirrur të diskutojë për kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së përfshirjen në rend të ditës të projektit Kushtetues dhe shtatë ligjeve prioritare që shoqërojnë projektin  Kushtetues.

E kishte kërkuar për thirrjen e Konferencës së Kryetarëve?

 Kryetari i Kuvendi e ka çmuar të konsultohet edhe me Këshillin e Rregullores për të parë çështje të caktuara në Rregullore dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të diskutohet aty.

Nuk mund të kërkoni diçka paraprake prej meje. Ky është një fakt i njohur që në orën 18”00 do të jetë Këshilli i Rregullores dhe gjithçka do të jetë transparente edhe për ju.

Next Post

Bankers Petroleum: Marrëveshja mbyllet në Korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In