• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Demokratët kanë një rast shumë të mirë nëse votojnë Veliajn, do shpëtojnë PD-në

by Java News
10/05/2023 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maji, Partia Socialiste do të jetë forcë fituese, thotë ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafajt, për të cilin kjo fitore është e lehtësisht e dukshme.

Duke u ndalur tek gara për Tiranën, Xhafaj tha në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, se që në nisje, kësaj gare i dihet fituesi, që sipas tij do të jetë padyshim Erion Veliaj e kjo për ndryshimet thelbësore që janë bërë në Tiranë. Xhafaj nuk kurseu vlerësimet për kryebashkiakun aktual të Tiranës, për të cilin tha se personifikon modelin e njeriut punëtor. Si politikan, për Xhafajn, Veliaj është një politikan i rrace, i rritur në politike dhe goxha fitues.

‘Megjithëse ka 6 kandidat është një garë që i dihet rezultati. Erion Veliaj është fitues që në nisje të kësaj gare. Edhe Partia Socialiste gjithashtu në të gjithë vendin. Kandidatët që janë në garë në Tiranë nuk kanë mundësinë që të jenë konkurrues. Kujtojmë se model tjetër është Lulzim Basha, i cili ka pasur një mandat gjumi. Basha nuk ishte vënë aty që të flejë gjumë, por të punonte. Ndërkohë që nga ana tjetër ka një ndryshim thelbësor në Tiranë këto 8 vitet e fundit që e ka qeverisur Partia Socialiste, me politikat sociale ekonomike dhe zhvillimore. Erion Veliaj si kryetar bashkie personifikon modelin e njeriut punëtor, gjitha që ka bërë e ka bërë me këmbënguljen e tij, ka bërë punë të cilat janë të vlerësueshme për komunitetin e këtij qyteti. Demokratët kanë një rast shumë të mirë nëse votojnë Veliajn. Duke i dhënë një votë PS-së dhe Erion Veliajt, do të shpëtojnë PD. Kjo do të jetë një voto ndëshkuese për të vjetrën. Veliaj është politikan rrace, bio! Është rritur në politikë, nuk i gjeti gati. Është goxha fitues!’- u shpreh Xhafaj..

Për gazetarin Arbër Hitaj, deputeti socialist u shpreh se kjo fitorja e PS-së do vijë falë mbështetjes që ka kjo forcë politike nga zgjedhësit, e shtoi se fitorja e tyre lehtësohet po ashtu edhe nga përçarja e opozitës e lidershipi i saj. Sipas Xhafajt, PD tashmë po vuan vendimet e gabuara të saj siç ishte braktisja e parlamentit si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

‘PS në këto zgjedhje është parti fituese dhe është lehtësisht  dukshme për shkak të mbështetjes që ka tek zgjedhësit. Këtë nuk e tregojnë vetëm sondazhet. Kanë të përbashkët faktin se në sondazhe fituesit e kësaj gare jemi ne PS fituese, por këtë e lehtëson dhe fakti që është një opozitë e përçarë, por edhe me një lidershpip, është pak të thuash i vjetër, por edhe i dëmshëm. Me atë që ka demonstruar opozita PS. Sot për sot mbettë forca politike më e besueshme. PD do të vuajnë gjatë faktin që braktisën parlamentin dhe bojkotuan zgjedhjet vendore. I kanë bërë një dëm të madh partisë së opozitës dhe padyshim edhe demokracisë në vend. Dëmin më të madh ja ka bërë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Shumë pak prej tyre kanë kërkuar një ndjesë publike. Sa kohë që kjo ka lënë zhurmë jo vetëm nga pikëpamja e organizmit të brendshëm, pro në raportin e besimit të PD-së më zgjedhësit, është thye marrëdhënia e PD-së me zgjedhësit pasi këta i tradhtuan zgjedhësit e tyre dhe për ta ngjizur këtë mund tu duhet shumë punë. Kjo palë është e tillë që nuk na jep në mundësinë që të shihemi e të na mbaj në shinat e duhura.’- tha Xhafaj.

/s.f

Next Post
U arrestua për vjedhje atletesh dhe përfundoi në koma, KShH zbardh ngjarjen e rëndë

U arrestua për vjedhje atletesh dhe përfundoi në koma, KShH zbardh ngjarjen e rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In