• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj: Berisha gënjen, të huajt do fusin në sitë ata shqiptarë që do bëjnë vettingun

by Java News
14/07/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së Berishës se Edi Rama ka vendosur që emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve t’ja lërë në dorë të huajve, ka reaguar kryetari i Komisionit të Posaçëm Fatmir Xhafaj, i cili tha se kjo është një gësnjeshtër e madhe.

Fillimisht Xhafaj ka treguar dokumentat e vetë PD-së, në kohën kur ishte ajo që kërkonte që ndërkombëtarët të kishin një rol të fortë në vetingun e isntitucioneve.

Kreu i komisionit të reformës shtoi se në të vërtetë të huajt nuk do të emërojnë asnjë gjyqtar, por thjesht do të jenë të pranishëm në vlerësimin e atyre komisioneve që do të emërojnë kandidaturat të cilat më pas do të kalojnë në parlament.

Xhafaj i ka kthyer përgjigje edhe kreut të grupit parlamentar të LSI-së Vasili, i cili kritikoi pak më parë pozicionin e qeverisë në lidhje me këtë çështje, kur tha se shqipëria nuk është republikë ekspertësh por republikë parlamentare.

“Kur e dëgjoj zotërinë që flet këtu, nuk kam më asnjë emocion, o thjesht se vetëm koha e tij ka mbaruar por mesa shoh edhe mendja e tij ka mbaruar.

E dëgjova që foli për grupin e ekspertëve, që kjo është republikë parlamentare dhe jo republikë ekspertësh siç tha dikush tjetër, por mjerë ai parlamentit, që e ndërton kushtetutën, ligjin, mbi banalitetet, mbi batutat, mbi paligjshmërinë e politikanëve. Republikat e forta parlamentare janë ato që punojmë me ekspertët, ata që vlerësojnë para së gjithash ekspertët.

Përsa i përket këtij grupi të ekspertëve unë jam i nderuar që ata kanë punuar me ne, por edhe vetë komisioni i Venecias, që ju e përmendni shumë shpesh.

Mos harroni që ata ekspertë janë profesora në këtë vend, me librat e atyre punohet në këtë vend, dhe është Komisioni i Venecias ai që ka dhënë posaçërisht këto konkluzione.

Në raportine  opinionit final thuhet se komisioni përgëzon ekpsertët për punën që ata kanë bërë.

Edhe veten tuaj nuk respektoni. Po ju vetë e keni kërkuar që të bëhet vetingu nga ndërkombëtarët. Ju vetë e thoni në këtë dokument që e kam këtu, thoni:

Reforma në drejtësi zgjidhje për një sistem drejtësi të pavarur

Është përmirësuar ndjeshëm procesi i vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve shkruani ju. Pastaj shtoni:

Problematika që mbeten për zgjidhje

Thoni, cështja e moskapjes së sistemit politik, dhe thoni ju, vetingun përpara nisjes së organit të hetimit, e bëjnë ndërkombëtarët, e keni shkrua ju këtu, e keni bërë ju, dhe ne këtë e kthyem në formulë… dhe tani e mohoni.

Por cfarë kërkuam ne? Që ndërkombëtarët do emërojnë gjyqtarët? Gënjeshtër më të madhe nuk ka! Ka vetëm një gjë, mbi rolin e ndërkombëtarëve mbi procesin e vlerësimit të atyre që do të bëjnë vetingun. Dhe aty nuk janë në rolin vendimmarrës, dhe aty ata kanë vetëm një rol procedurial, vendos kuvendi në fund fare.”- tha Xhafaj./java/a.k

Next Post

Preket sovraniteti? Majko: Nuk do rrija një dekikë në parlament nëse do ishte kështu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In