• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafa përgjigjet pas letrës së Vasilit: Nuk është anashkaluar, është pjesë e Komisionit

by A R
11/07/2016 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi ka deklaruar sot se LSI nuk është anashkaluar në negociatat për çështjen e shumëdebatuar të reformës.

Në një deklaratë për mediat, Xhafaj, theksoi se kërkesa e kreut të grupit të LSI-së, Petrit Vasili ishte mëse e natyrshme, për të informuar grupin e tij në detaje me gjithë sa po negociohet, por nuk ka asnjë anashkalim të LSI në këtë proces.

“Ishte një kërkesë e natyrshme që të informohej kreu i grupit të LSI për negociatat dhe ecurinë e tyre dhe kjo është bërë në vijim pas kësaj kërkese.  Jemi takuar, i kemi sqaruar gjithë këtë aspekt, bëhej fjalë vetëm për një komponente të procesit, pasi nuk është negociatë që bëhet në mbledhje, por mes dy forcave PS-PD, për një çështje të vetme”- tha Xhafaj raporton Panorama.

Dje greu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i dërgoi një letër kreut të Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ku i kërkon transparencë për negociatat më të fundit mes mazhorancës dhe opozitës.

Letra e Vasilit vjen pasi zv.ndihmës Sekretarja Amerikane e Shteti, Viktoria Nuland u shpreh se në 24 orët e fundit Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë bërë një propozim të ri për gjetjen e kompromisit.

“Si anëtar i komisionit të posaçëm të reformës në sistemin e drejtësisë kërkoj nga ju të informohem konkretisht lidhur me këto variante zgjidhjeje, të cilat po negociohen, pasi kjo është një domosdoshmëri politike dhe parlamentare si dhe detyrim i imi edhe në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të LSI për të informuar grupin parlamentar si dhe për formësuar një qëndrim politik e profesional të argumentuar lidhur me to. Ne se ky negocim është tërësisht konfidencial dhe është ë pamundur për të më informuar konkretisht për të dhe variantet konkrete që diskutohen, ju lutem më informoni edhe për këtë”- thuhej ne leter./a.m.

Next Post

Defekt në linjën kryesore, kufizime në furnizimin me ujë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In