Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë online me përfaqësues më të lartë në NATO dhe misionet paqeruajtëse në Kosovë, Afganistan, Letoni, Sudanin e Jugut dhe Bosnje-Hercegovinë.
“Tek unë do të keni gjithmonë, përveçse një mike shumë të mirë edhe avokaten tuaj më të flaktë”, u shpreh gjatë bisedës Ministrja Xhaçka, ndërsa shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga çdo efektiv i FA, brenda dhe jashtë vendit.
Në takimin online morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe gjeneralmajor Bajram Begaj.
Aktualisht FA përfaqësohet me 200 efektivë në kuadër të misioneve të NATO-s dhe BE-së në disa vende të botës.
/a.r











