• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaçka takon homologun kroat: Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve

by Java News
12/03/2019 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Kroacia do të rrisin ndjeshëm bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet ministrit kroat të Mbrojtjes Damir Krstičević dhe ministres Olta Xhaçka, gjatë vizitës së saj zyrtare në Zagreb, që përkon me 10 – Vjetorin e Anëtarësimit të të dy vendeve në NATO.

Në takimin mes zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministrit të Mbrojtjes kroat Krstičević me ministren Xhaçka, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në vite, si dhe u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Dy ministrat ndanë të njëjtin mendim se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ka kontribuar më tej në qëndrueshmërinë e rajonit.

Ministri Krstičević u shpreh i lumtur për nënshkrimim memorandumit dhe shprehu mirënjohje për vendin tonë që, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kroacisë për një stërvitje të përbashkët në kuadër të 10 – Vjetorit të Anëtarësimit në NATO.

“Jam i kënaqur që nënshkruam sot një memorandum mirëkuptimi në fushën e Mbrojtjes, i cili do të ofrojë stimul shtesë dhe do ët sigurojë një bazë të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë. Falënderoj Shqipërinë, e cila konfirmoi pjesëmarrjen në stërvitjen ndërkombëtare ushtarake “Immediate Response 19″, organizuar nga Kroacia me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO.” – tha ministri kroat.

Nga ana e saj ministrja Xhaçka kërkoi nga Kroacia të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për të siguruar integrim të plotë, të të gjithë Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, ministrja Xhaçka vlerësoi rëndësinë e memorandumit, i cili nënshkruhet pas 16 vitesh dhe që i përshtatet sfidave të kohës.

“Mbas 16 vjetësh jam e bindur që ky Memorandum do të sjellë një hov të ri të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, sikundër jam e bindur që ky Memorandum i ri Mirëkuptimi, do të riorientojë edhe fokusin e ndërveprimit në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet vendeve tona, duke iu përshtatur sfidave të reja, nevojave specifike, angazhimit të përbashkët bilateral, por edhe bashkëpunimit rajonal dhe atë NATO.

Jemi të sigurt që nga tani e tutje, bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më cilësor, duke shërbyer si një element kyç në interes të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në zonën Euroatlantike.” – u shpreh ministrja Xhaçka.

Pjesë e bisedës mes dy ministrave ishte edhe bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe arsimimit ushtarak, në kuadër të së cilës, ushtarkët shqiptarë do të mund të bëhën pjesë e Qendrës së Studimeve Detare Ushtarake në Split.

Gjatë vizitës së saj në Kroaci, ministrja Xhaçka u takua edhe me kryetarin e Parlamentit Gordan Jandroković dhe zëvendëskryeministren, njëkohësisht ministre e Jashtme dhe Çështjeve Evropiane Marija Pejčinović Burić.

Next Post
Basha, në qytetin ku nuk ka më asnjë deputet: Rama është maskuar si klloun…

Basha, në qytetin ku nuk ka më asnjë deputet: Rama është maskuar si klloun...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In