Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.
Mes ministres shqiptare dhe ambasadorit amerikan është biseduar për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve në funksion të forcimit të partneritetit dhe sigurisë në vend.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me përfaqësuesit e lartë të aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me ambasadorin Donald Lu, biseduam mbi bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve në funksion të forcimit të partneritetit dhe sigurisë në vend” shkruan Xhaçka në Facebook. /b.d