• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaçka pas takimeve në OKB: Shqipëria do të vazhdojë të jetë tërësisht solidare me Ukrainën!

by
25/02/2023 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në takimin e nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit ku rikonfirmoi se Shqipëria është solidare me Ukrainën dhe do të vazhdojë të qëndrojë në anën e së drejtës, në anën e Ligjit, në anën e Lirisë dhe respektit.

“Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka qënë kaq aktive, e angazhuar dhe e respektuar në angazhime që shkojnë përtej perimetrit klasik të aktivitetit tonë diplomatik, në bashkëpunim e koordinim të plotë me miqtë, aleatët dhe partnerët tanë, në respekt të parimeve dhe vlerave që ndajmë bashkë me ta.”- tha Xhaçka.

Gjatë qëndrimit dyditor në New Jork, përveç pjesëmarrjes në takimet përkujtimore mbi Ukrainën, Ministrja Xhaçka u takua edhe me homologët e Italisë, Kroacisë, Estonisë, Spanjës, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për të diskutuar mbi çështje të aktualitetit ndërkombëtar që lidhen me sigurinë evropiane, mbi nevojën për të gjetur rrugët dhe mekanizmat për të imponuar llogaridhënie, por edhe për ecurinë e procesit të negocimit për anëtaresim në Bashkimin Evropian si dhe çështje specifike dypalëshe.

“Plot një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, bota vazhdon të jetë e bashkuar në dënimin kësaj lufte të padrejtë, të vuajtjeve, krimeve e mizorive të shkaktuara si dhe në thirrjen e njëzëshme drejtuar Rusisë për  t’i dhënë menjëherë fund kesaj marrëzie. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së konfimoi me një shumicë dërrmuese prej 141 votash një rezolutë – të bashkësponsorizuar edhe nga Shqipëria, për paqe të drejtë, bazuar në Ligjin ndërkombetar dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Në Këshillin e Sigurimit, Rusia u gjend edhe një herë e vetme në padrejtësinë qe ka shkaktuar dhe në izolimin e vetimponuar.  Në emër të Shqipërisë konfirmova edhe një herë se vendi ynë do të vazhdojë të jetë tërësisht solidar me Ukrainën, do të vazhdojë të qëndrojë në anën e së drejtës, në anën e Ligjit, në anën e Lirisë dhe respektit.

Gjatë qëndrimit dyditor në Nju Jork, përveç pjesëmarrjes në takimet përkujtimore mbi Ukrainën, pata kënaqësinë të takoj homologët e Italisë, Kroacisë, Estonisë, Spanjës, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për të diskutuar mbi çështje të aktualitetit ndërkombëtar që lidhen me sigurinë evropiane, mbi nevojën për të gjetur rrugët dhe mekanizmat për të imponuar llogaridhënie, por edhe për ecurinë e procesit të negocimit për anëtaresim në Bashkimin Evropian si dhe çështje specifike dypalëshe.

Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka qënë kaq aktive, e angazhuar dhe e respektuar në angazhime që shkojnë përtej perimetrit klasik të aktivitetit tonë diplomatik, në bashkëpunim e koordinim të plotë me miqtë, aleatët dhe partnerët tanë, në respekt të parimeve dhe vlerave që ndajmë bashkë me ta.”- tha Xhaçka.

/e.d

Next Post
“Laborator” droge në Spanjë, dështon plani i 7 shqiptarëve, arrestohen nga policia

"Laborator" droge në Spanjë, dështon plani i 7 shqiptarëve, arrestohen nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In