Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në një takim, Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid. Në fund mes të dyjave ka patur një konferencë të përbashkët mes të dyjave.
Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka është shprehur se OSBE-ja është partner i besuar dhe i rëndësishëm për Shqipërinë. Ajo shprehu mirënjohjen për kontributin e saj në një sërë kauzash dhe reformash.
Xhaçka u shpreh se Shqipëria bashkohet plotësisht me qëndrimin e vendosur të OSBE-së në lidhje me agresionin rus në Ukrainë duke pohuar se kjo ka qenë një nga temat kryesore të bisedës.
“Ndamë pikëpamjen e përbashkët se sot më shumë se kurrë, OSBE nevojitet në Ukrainë”, tha Xhaçka.
Ministrja theksoi se Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB për të mbështetur Ukrainën. Po ashtu, pohoi se Shqipëria do të jetë e përkushtuar ndaj kësaj kauze duke theksuar se vendi ynë është anëtare aktive e grupit të Miqve për Llogaridhënie në Ukrainë.
/a.r