• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaçka në Komandën e NATO-s në Napoli: Do jemi qendër stabiliteti

by Java News
06/03/2019 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë pune në Komandën e Forcës së Bashkuar të Aleancës së Atlantikut të Veriut me qendër në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), ku u prit nga komandanti i kësaj force, admiral James Foggo, i cili është njëkohësisht edhe komandant i forcave detare të SHBA për Europën dhe Afrikën. Një prej zonave të përgjegjësisë së JFC në Napoli është edhe Ballkani Perëndimor.

Gjatë takimit, ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka nënvizoi drejtimin Strategjik të NATO-s në Jug të Aleancës, si kontribut vendimtar për paqen dhe stabilitetin në këtë zonë të Aleancës. Ajo siguroi admiralin amerikan se vendi ynë do të vazhdojë të promovojë politikën e dyerve të hapura dhe të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

“Shqipëria është e vendosur të jetë qendër e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor si dhe zëri kryesor për vlerat dhe aspiratat euroatlantike të vendeve të rajonit, duke përfshirë Kosovën. Në funksion të një rajoni më të sigurt e të mbrojtur nga kërcënimet që vijnë nga Rusia, për Ballkanin Perëndimor e ardhmja e vetme është orientimi drejt perëndimit”, tha ministrja Xhaçka në takimin me admiral Foggo.

Për komandantin e Forcës së Bashkuar, Shqipëria përmes pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse të NATO-s si dhe rolin e saj aktiv në rajon, ka treguar se është një anëtare e denjë e Aleancës dhe kontribuese për paqen dhe sigurinë.

“Kontributi dhe roli i Shqipërisë për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit është mbresëlënës”, tha admiral Foggo gjatë bashkëbisedimit me ministren shqiptare të Mbrojtjes.
“Dëshmi e kësaj,- tha admirali, është edhe konferenca rajonale e Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi që Komanda e Forcës së Bashkuar Aleate do të organizojë në Tiranë gjatë muajit maj”.

/a.meta

Next Post
Turizmi nisi që në shkurt, në Gjirokastër, fundjavat mbushen me francezë

Turizmi nisi që në shkurt, në Gjirokastër, fundjavat mbushen me francezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

October 20, 2026
Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

October 20, 2026
Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 20, 2026
Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

October 20, 2026
Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

October 20, 2026
Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

October 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha i ndërseu median e familjes ambasadorit të SHBA?

October 20, 2026
Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

October 20, 2026
Aleks Nikës nuk i thyen këmbën

Saliu i universiteteve

October 20, 2026
Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com