• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaçka në Burrel: Kemi përgjegjësi të qeverisim për të majtët dhe të djathtët

by A R
01/06/2018 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vijoi turin e saj të llogaridhënies publike në qytetin e Burrelit, ku bëri të qartë se përgjegjësia e kësaj qeverie është e madhe për t’i shërbyer njëlloj të majtëve dhe të djathtëve.

“Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për një qeverisje që sukseset mund t’i mbajë vetë, por ama dështimet nuk ka me kë t’i ndajë dhe përgjegjësia në këtë kuptim është shumë e madhe.

Për t’i shërbyer të gjithëve njëlloj majtas apo djathtas, por edhe duke pasur parasysh që si një qeveri ose si një maxhorancë që sot qeveris e vetme, përgjegjësia është shumë e madhe për të justifikuar besimin e madh që na është dhënë dhe për të shpërblyer me punë, me aftësi dhe përgjegjshmëri gjithë këtë besim që kemi marrë nga pjesa dërrmuese e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Ministrja.

Duke evidentuar vlerat historike të zonës së Matit, ministrja Xhaçka tha: “Mati ka një vlerë shumë të posaçme për të gjithë njerëzit që ka prodhuar kjo bashki, edhe për vlerat historike që ka sjellë kjo krahinë si edhe për faktin që dikur një mandat më parë, Mati ka qenë një kala e fituar nga Partia Socialiste. Duke qenë që na keni votuar në një qark që është relativisht i djathtë kjo për ne ka qenë një përgjegjësi shumë e posaçme që, këtu në Mat, në gjithë qarkun e Dibrës në veçanti, vëmendja, kujdesi të jenë më të mëdha”.

Gjatë bashkëbisedimit të saj, me qytetarët e Burrelit, ministrja e Mbrojtjes u shpreh: “Ne kemi ardhur në pushtet duke premtuar që gjërat e vjetra të të shërbyerit do t’i shfarrosnim jo përkundrejt parave, jo përkundrejt tarafit, jo përkundrejt militantizmit, por përkundrejt meritës, nevojës, duke respektuar dhe ndihmuar gjithkënd që ka nevojë dhe duke nxitur gjithkënd që është i aftë për të na dhënë të gjithëve diçka. Jemi absolutisht shumë të angazhuar paçka se nuk është e lehtë”.

Ajo theksoi faktin se në këto katër vite, qeveria ka bërë të mundur një mirëmenaxhim të financave publike, duke larë borxhet dhe duke krijuar mundësitë që sot të ketë më shumë investime. Por, ministrja theksoi rëndësinë që ka fakti se edhe pushteti vendor duhet të bëjë punën e tij, me përgjegjësi.

“Nëse bashkia do ta kishte bërë punën e saj mirë nuk do të ishte justifikuar sot me buxhetin e saj të kufizuar por do të kishte hartuar projekte siç bëjnë gjithë bashkitë e tjera për më shumë shkolla, për më shumë kopshte, për më shumë rrugë rurale, më shumë ujësjellësa, më shumë kanale vaditës, më shumë mundësi që fillojnë këtu në qendër të bashkisë dhe e çojnë zhvillimin deri në periferi edhe në njësitë e tjera administrative që janë më të largëta, më të izoluara, më të vështira.

Fatkeqësisht, sot, nga bashkia kemi 0 projekte për shkolla dhe për kopshte. Kemi 0 projekte për rrugë, kemi 0 projekte për atë që është tagri i bashkisë dhe kjo na vë në vështirësi shumë të madhe përballë jush, sepse jam e sigurt që një pjesë të madhe të problematikave që do të ngrini këtu kanë varësi nga puna e përditshme e bashkisë, e cila prek gjithsecilin prej jush më shumë nga çfarë e prek puna e qeverisë”, deklaroi Xhaçka.

Edhe gjatë bashkëbisedimeve me banorë të njësive administrative në Macukull e Derjan, ministrja Xhaçka nënvizoi se kërkesat e banorëve për rrugë, ujë janë disa shqetësime, të cilat duhet të ishin siguruar me kohë. Ministrja Xhaçka, gjatë bashkëbisedimit në Derjan, mori shembull punën e bërë nga bashkia e Tiranës, për të rikonstruktuar kopshte e çerdhe.

“Nuk duhen gjithmonë para për të zgjidhur një problem, duhet vullnet, duhet këmbëngulje edhe duhet ndonjëherë të jemi edhe kreativë për të bërë bashkë të gjithë atë që duan për të zgjidhur një problem.

Dhe e di çfarë dua të them me këtë, Bashkia e Tiranës nuk i kishte gjithë ato para për të bërë gjithë kopshtet edhe çerdhet e Tiranës, po nuk i bëri me paratë e buxheti të shtetit i bëri me sponsor, gjeti njerëz, gjeti biznese, të cilët me ndjeshmëri për fëmijët që po ndihmonin, me ndjeshmëri për punën që po bënin, investuan nga xhepi i tyre, nga biznesi i tyre”, u shpreh ministrja.

Next Post
“1 Qershori” i VIP-ave shqiptarë, fotot e rralla në moshë të vogël

"1 Qershori" i VIP-ave shqiptarë, fotot e rralla në moshë të vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In