• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaçka: Meta i kërkoi informacion shefit të Shtabit, është shkelje e ligjit, s’jemi në luftë!

by Java News
12/04/2019 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E pyetur në lidhjen e drejtpërdrejtë me emisionin “Open” nga drejtuesja Eni Vasili nëse ishte konsultuar me presidentin Meta për dërgimin e Policisë Ushtarake në mjediset e Aeroportit të Rinasit, ministrja Xhaçka tha se nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

“Nuk kam nevojë fare të konsultohem me Presidentin e Republikës për këtë vendim, sepse nuk kemi të bëjmë me asgjë që ka të bëjë me Kushtetutën, apo me ligjet që kemi në fuqi.

Nuk jemi në rast lufte, nuk kemi ndryshim të nivelit të gatishmërisë.

Nuk është se ushtria ka marrë në dorë sigurinë, rendin publik, sigurimin e popullatës. Nëse do të kishte qenë e tillë do të duhej ndërhyrja e Kuvendit, jo e presidentit”, tha Xhaçka.

Ndërkohë, fakt është se presidenti i ka kërkuar informacion shefit të Shtabit të Përgjithshëm për bazën ligjore se ku motivohet lëvizja e ministres. A i është përgjigjur kreut të Shtetit zonja Xhaçka?

“Në fakt, presidenti ka shkelur ligjin që i ka kërkuar informacion shefit të Shtabit. Presidenti vepron përmes Shtabit në kohë lufte, por në kohë paqeje ligji për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit-komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë e përcakton qartë zinxhirin e drejtimit, i cili nis me Kuvendin dhe mbaron me komandantin e fundit në hierarki”,deklaroi Xhaçka.

/a.meta

Next Post
EMRI/ Sherr me thika me marokenët, dënim maksimal shqiptarit

EMRI/ Sherr me thika me marokenët, dënim maksimal shqiptarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com