• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Xhaçka me krerët e lartë ushtarakë të NATO-s: Shtojmë numrin e forcave në Afganistan

by A R
15/09/2017 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes  Olta Xhaçka priti sot në takime të veçanta komandantin Suprem të Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Curtis M. Scaparrotti dhe kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel.

Në takimin me komandantin Suprem të Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Curtis M. Scaparrotti, ministrja Xhaçka e njohu ushtarakun e lartë me prioritetet e saj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, kryesisht modernizimin dhe stërvitjet.

Gjithashtu Xhaçka i shprehu gjeneral Scaparrottit qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbështetje të misioneve dhe operacioneve në kuadër të NATO-s, duke theksuar gatishmërinë  e Shqipërisë dhe Forcave tona të Armatosura për të qenë pjesë e këtyre sfidave.

Në këtë kuadër, ministrja Xhaçka informoi ushtarakun e lartë me vullnetin e qeverisë shqiptare për  të shtuar me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin Resolute Support, në përgjigje të kërkesës së strategjisë së re të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin.

Nga ana e tij, pasi e uroi ministren Xhaçka për detyrën e re, gjeneral Scaparrotti vlerësoi kontributin e Shqipërisë në misionet e NATO-s, sidomos ato në Afganistan e Kosovë, dhe përshëndeti vullnetin e qeverisë shqiptare për të rritur kontributin në misionin Resolute Support.

Vullnetin për shtimin me një togë të kontributit të Shqipërisë në Afganistan, ministrja Xhaçka ia shprehu edhe kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneralit Petr Pavel, i cili gjithashtu e përshëndeti këtë gatishmëri.

Bashkëpunimi rajonal ishte një tjetër çështje e diskutuar në këtë takim, për të cilin ministrja Xhaçka ripërsëriti qëndrimin e Shqipërisë pro politikës së dyerve të hapura të NATO-s.

Gjenerali Pavel shprehu mirënjohjen për kontributin e Shqipërisë në misionet, operacionet dhe aktivitetet e NATO-s, përkatësisht misionet në Afganistan dhe Kosovë, por edhe për luftën ndaj terrorizmit.

Gjithashtu, gjenerali Panel vlerësoi rolin e Shqipërisë në ndërtimin e stabilitetit në rajon, duke nxitur bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Vizitat në vendin tonë e gjeneralëve Scaparrotti dhe Pavel vijnë në kuadër të takimit të shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, i cili po zhvillohet në Tiranë në datat 15-17 shtator.

Shefat e Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë  për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të japin rekomandime për vazhdimësinë e misionit Resolute Support në Afganisatan dhe KFOR Kosovë .

Gjithashtu, ata do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili do të marrë detyrën në verën e vitit 2018./a.m.

Next Post
Conti i Milan këput ligamentet, mungon katër muaj

Conti i Milan këput ligamentet, mungon katër muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In