• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaçka: Integrimi i Ballkanit në krye të axhendës së BE, zotim që e ndërmorën të gjithë në Samit

by A R
08/12/2022 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një lidhje direkte me emisionin Opinion në Tv Klan, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka foli për pikat kryesore të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Xhaçka tha se çështja kryesore ishte integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, e cila është kthyer tanimë në krye të axhendës të BE pas luftës në Ukrainë. Ministrja tha se ky ishte një zotim që e ndërmorën të gjithë.

Blendi Fevziu: Cilat ishin pikat kryesore të samitit?

Olta Xhaçka: Pati hov të ri të procesit të integrimit, qoftë mbështetjes për rajonin, qoftë bashkëpunimit mes BE dhe rajonit, dhe mes vetë vendeve të rajonit dhe ky ishte fokusi i takimit. U prekën tema të cilat janë të rëndësishme për qytetarët dhe për të cilat liderët u angazhuan që do t’i përshpejtonin edhe më tej. Çështja kryesore sigurisht ishte integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, e cila është kthyer tanimë në krye të axhendës të BE pas luftës në Ukrainë. Dhe ky ishte një zotim që në fakt e ndërmorën të gjithë.

Blendi Fevziu: A kishte një datë të përafërt kur parashikon BE që këto vende mund të bëhen anëtarë me të drejta të plota të tij?

Olta Xhaçka: Nuk ka një datë të përafërt sepse vendet duhet të vazhdojnë të bëjnë detyrat e tyre për të avancuar në këtë proces. Por ka një riafirmim të angazhimit të BE për ta përshpejtuar këtë proces, për ta ndjekur këtë proces me shumë vëmendje, duke i dhënë një rëndësi strategjike integrimit të rajonit në BE.

Blendi Fevziu: Po në çështjet ekonomike dhe investimet, cilat ishin pikat kryesore?

Olta Xhaçka: U diskutuan disa për hir të së vërtetës, u diskutuan mënyrat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe politik. Fokus të veçantë kanë pasur të rinjtë dhe perspektiva e tyre. Arsimi, mundësi më të mira për të rinjtë e rajonit. U diskutua për progresin e bërë drejt integrimit të rajonit me tregun e brendshëm të BE, për modernizimin e sistemeve të pagesave, në përputhje me standardet e BE.

Blendi Fevziu: A kishte mosmarrëveshje midis liderëve europianë gjatë samitit?

Olta Xhaçka: Jo nuk kishte mosmarrëveshje mes liderëve europianë gjatë samitit, përkundrazi ka pasur një angazhim me zë të lartë, me zotim shumë të qartë për të avancuar këtë axhendë.

Blendi Fevziu: Po midis Kosovës dhe Serbisë a kishte tension?

Olta Xhaçka: Nuk kishte tension mes Kosovës dhe Serbisë në samit. Ajo është një çështje vërtetë sensitive në këtë moment, për të cilën janë angazhuar të gjithë aktorët.

Blendi Fevziu: Dhe një situatë të vështirë në Kosovë ekzaktësisht në momentet që po zhvillohej samiti në Tiranë…

Olta Xhaçka: Ai konflikt dhe ai sensitivitet le të themi, nuk u reflektua atje. Atje kishte diskutime shumë konstruktive, për bashkëpunim, për integrim dhe e gjithë fryma në fakt ishte e tillë.

/a.r

Next Post
A po “e lëshojnë” Putinin bashkëpunëtorët?! Humbjet e Rusisë në luftën me Ukrainën, shtohen zërat kritikë brenda Moskës

Deklarata e fortë e Putinit: Rreziku i një lufte bërthamore po rritet dita ditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In