• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Xhaçka”/ Dy interpretime për Venecian? Rama ironi me opozitën: Ne dimë të lexojmë shumë mirë shqip! Parlamenti nuk imponohet

by S T
28/12/2024 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në intervistën për Zërin e Amerikës ka folur edhe lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe debatin mbi këtë çështje, ndërsa palët pozita dhe opozita, ndajnë qëndrime të ndryshme edhe pas raportit të Komisionit të Venecias.

Rama u shpreh se vendimi i Komisionit të Venecias është i qartë: nuk do të duhej fare të lindte nevoja, sepse nuk ekziston, është jashtë logjikës më elementare të funksionimit të një shteti demokratik, ku të treja pushtetet janë të pavarura nga njëra-tjetra, legjislativi, gjyqësori dhe ekzekutivi, që një gjykatë, qoftë edhe ajo Kushtetuese, t’u imponojë deputetëve se si duhet të ngrenë dorën.

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, përpara se të kaloj te disa pyetje lidhur me zgjedhjet e ardhshme, do të doja të ndalesha pak te një zhvillim i parlamentit. Ka patur një debat, që ka zgjatur për më shumë se dy vjet, për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Shumica juaj mbështeti dhe argumentoi idenë se deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, duke refuzuar kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë Komisioni i Venecias në Opinionin e tij, ndonëse e njeh këtë të drejtë të deputetëve, që ata mund të mos detyrohen për mënyrën si duhet të votojnë, saktëson se “Gjykata kishte dhënë dy vendime – dhe këtu po citoj Opinionin – dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet nga votimi ose shumica parlamentare”. Pse përfaqësuesit e shumicës tuaj, zoti Rama, vijojnë të mbrojnë tezën se Komisioni i Venecias ju dha të drejtë juve?

Kryeministri Rama: Sepse përfaqësuesit e shumicës tonë parlamentare lexojnë shumë mirë shqip. Vendimi i Komisionit është më shqip nuk mund të ketë. Tani, nëse pastaj do të hyjmë në lodra të natyrës juridike, atëherë e dimë shumë mirë që dy juristë të ndryshëm, për shkak të pozicionit të ndryshëm, mund të bëjnë dy interpretime të ndryshme. Por vendimi i Komisionit të Venecias është i qartë: nuk do të duhej fare të lindte nevoja, sepse nuk ekziston, është jashtë logjikës më elementare të funksionimit të një shteti demokratik, ku të treja pushtetet janë të pavarura nga njëra-tjetra, legjislativi, gjyqësori dhe ekzekutivi, që një gjykatë, qoftë edhe ajo Kushtetuese, t’u imponojë deputetëve se si duhet të ngrenë dorën. Kjo nuk ndodh.

Zëri i Amerikës: Po ajo që lihet të kuptohet nga Opinioni, është që nuk duhet të votohet fare. Duhet t’i kalojë direkt Gjykatës.

Kryeministri Rama: Ky është një interpretim tjetër i tepërt, sepse Opinioni i Komisionit të Venecias është i qartë si drita e diellit: Parlamenti nuk imponohet, e nëse diçka do të kalojë në parlament, aty do të vendosë parlamenti, ndaj nuk vendos askush tjetër.

Next Post
“Jemi të pa konkurrueshëm!”, Rama i bindur: Në zgjedhjet e 11 majit do të fitojë më thellë se çdo herë tjetër

"Jemi të pa konkurrueshëm!", Rama i bindur: Në zgjedhjet e 11 majit do të fitojë më thellë se çdo herë tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

October 9, 2026
“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

October 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 9 tetor 2026: Peshorja hyn në dy ditët më të rëndësishme të vitit, Luani favorizohet në punë, Akrepi përgatitet për një fillim të ri

October 9, 2026
“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

October 9, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit; Kategoritë që përfitojnë

October 9, 2026
Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

October 9, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

“Gjithfarë duarsh të pista…”, Rama flet pas debateve në PS dhe votimit të ‘Territorjales’: Sot kemi një tjetër shtysë modernizuese

October 9, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Miratimi i Territoriales: Shqipëria do të ketë 46 bashki. Si do të funksionojnë?

October 9, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com