• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“World Chef”, kuzhinierë nga e gjithë bota shijojnë gatimet tradicionale të Elbasanit

by Java News
28/10/2018 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“World Chef” zbriti këtë fundjavë në Elbasan për t’u njohur me traditën dhe historinë e këtij qyteti, por edhe me kulinarinë e tij. Kuzhinierë nga e gjithë bota përcollën nga Elbasanit mesazhe bashkëpunimi dhe promovimi, ndërsa u shoqëruan nga presidenti i “Albanian Chefs”.

Duke shkëmbyer vlera dhe kulturë, kuzhinierët nga mbarë bota kanë mbetur të impresionuar nga Shqipëria, e sidomos nga njërëzit dhe mikpritja e tyre.

“Jam i lumtur që Shqipëria është me ne dhe jam i sigurtë se, me një punë të mirë të gjithë bashkë, Shqipëria do të jetë shumë aktive dhe do të ketë sukses në botë. Por, për të arritur këtë, ne duhet të jemi të gjithë bashkë dhe ky është mesazhi që ne u japim shefave tanë. Unë shpresoj që të gjithë kuzhinierët shqiptarë të ndihmojnë njëri-tjetrin të rriten profesionalisht, sepse Shqipëria ka një histori të shkëlqyer të gastronomisë, ashtu si pjesa tjetër e botës. Por, për të arritur suksesin, ne duhet të jemi bashkë dhe të shkëmbejmë eksperiencat tona. Ushqimi nuk ka kufij, nuk ka pengesa gjuhe, kuzhinierët nuk janë politikanë, kuzhinierët duhet të punojnë bashkë”, tha Domenico Maggi, vëzhgues “World Chefs”.

“Dua të uroj kuzhinierët shqiptarë, që tashmë kanë mundësinë të promovojnë kulinarinë e tyre në botë. Dua të them që mua më pëlqen Shqipëria, më pëlqejnë këta njerëz, e dua këtë vend. Urime dhe vazhdoni të ecni përpara”, tha Sarkis Yacoibian, president “Taste of Peace”.

Për kuzhinierët shqiptarë, përfshirja e Shqipërisë në “World Chef” shërben edhe si mesazh për të rinjtë, për t’iu treguar atyre se kulinaria dhe historia e saj mund të zënë gjithnjë një vend prestigjioz në gastronominë botërore.

Pasi vizituan disa nga pikat turistike të qytetit të Elbasanit, shefat u ndalën për të shijuar gatimet tradicionale të qytetit. Ashtu siç nuk mund të ndoshte ndryshe, tava e kosit dhe fërgesa e Elbasanit morën vëmendjen kryesore të kuzhinierëve nga mbarë bota, të cilët dhanë vlerësimet maksimale për to.

a.ç

Next Post
Breshëri kallashnikovi ndaj policisë në Gjirokastër, RENEA blindon zonën

Breshëri kallashnikovi ndaj policisë në Gjirokastër, RENEA blindon zonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banesa iu kontrollua me urdhër të SPAK, Kushtetuesja kalon në seancë plenare çështjen ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit

Banesa iu kontrollua me urdhër të SPAK, Kushtetuesja kalon në seancë plenare çështjen ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit

January 21, 2026
Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

January 21, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit pas kërkesës për lirimin nga burgu

January 21, 2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

January 21, 2026
Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In